Aktori i njohur amerikan Liam Nesson, i cili u bë shumë i njohur ndër shqiptarë për rolin e tij në filmat ‘Taken’, bëhet e ditur se është në xhirime të një filmi që zë vend në Kosovë.

U bënë dy vite që emri i tij është lakuar si aktori kryesor në filmin thriller “Charlie Johnson in the Flames”, nën regjinë e Tarik Salehit.

Neeson do të ketë rolin kryesor të gazetarit Charlie Johnson, i cili ndodhet për të mbuluar luftën e Koosvës. Reporteri amerikan Charlie Johnson dhe kameramani i tij polak Jacek vihen nën hetimin e dhunës që po ndodhte në Kosovë. Ndërsa në territorin e pushtuar nga serbët, ata fshihen në një shtëpi që i përket një familje myslimane. Më pas një njësi patrullimi serbe i vë flakën një shtëpie dhe shikohet gruaja që ndërron jetë mes flakëve.

Në përpjekje për të kuptuar se si mund të justifikohen veprime të tilla, Charlie gjurmon zyrtarin përgjegjës për ta pyetur atë pse e bëri atë veprim të kobshëm.

Lexo po ashtu:  “Qysh thirret sistemi ku kriminelët e udhëheqin një shoqni?”

Data e lansimit të filmit ende nuk është bërë e ditur për publikun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *