Në atdheun tonë shumëkush studion e mbetet i papunë, shumëkush punon nga dy punë dhe prapë mbetet i varfër. Puna e dija nuk shpërblehen.

Shpërblehen “metodat e pasurimit” alla Mamaqi, kurse online për të mësuar aftësi hileqarësh banalë, që po na dalin edhe më të shtrenjta e më ekskluzive se sa shkollat ku ligjërojnë mendjet e ndritura të botës.

Pasurohen sekserët e prodhuesit e lajmeve të rreme, varfërohen prodhuesit e ushqimit dhe dijes.

Kushton më shumë reklama e ambalazhi, se vetë produkti. Paguhet më shumë për pamjen se sa për zërin, këngëtari. Paguhet më shumë për diplomën se sa për performancën, i punësuari. Paguhet më shumë për famë e network se krijimtari, artisti. E kështu me radhë. Kjo ekonomi mashtruese nuk mund të vazhdojë gjatë…/Arbër Zaimi/

Lexo po ashtu:  Gjeorgjia ndërpret konsultimet dhe refuzon grantet buxhetore të BE-së: ata duhet të përdorin një gjuhë të pranueshme me Gjeorgjinë në vend se të vënë në punë shantazhe dhe fyerje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *