Nga Vladimir Dushniku
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareZotërinj qeveritarë, politikanë, zyrtarë të BE-së, BB-së, FMN-së, Avokati i Popullit, OJQ-ve, intelektualë shqiptarë etj., ju ftoj të lexoni me seriozitet dhe dhembshuri faktet dhe argumentet që do të rreshtoj më poshtë, për të kuptuar se ndaj pensionistëve të sotëm jo vetëm që të gjithë ju jeni treguar mosmirënjohës, por edhe se po gjykoni padrejtësisht trajtimin e tyre me pensione skandaloze, që u kanë rrezikuar jo vetëm jetesën, por edhe jetën e tyre! Nuk është retorikë, por është e vërtetë dhe vlerësimi i tyre si HERONJ është shprehje e një mirënjohjeje të thellë që brezi i sotëm dhe i brezave të tjerë pas tij duhet të kenë ndaj gjyshërve, prindërve etj. të tyre për kontributin e jashtëzakonshëm që ata i kanë dhënë vendit dhe popullit shqiptar, që nuk ka të krahasuar jo vetëm në historinë mijëravjeçare të popullit tonë, por as me ndonjë vend dhe komb të botës, sado të zhvilluar të kenë qenë!
Të gjithë këta pensionistë jo vetëm meritojnë t’u vlerësohen me mirënjohje sakrificat e bëra gjatë gjithë jetës, që më shumë se për veten dhe familjet e tyre ata punuan dhe dhanë kontribut për të gjithë shoqërinë shqiptare, por mbi të gjitha u kanë lënë dhjetëra brezave të ardhshëm pasuri kolosale kombëtare, që nga shfrytëzimi i tyre atyre t’u garantohet një mirëqenie nga më të lartat në botë! Nuk ka vend në botë që të gjithë pensionistët t’i kenë lënë popullit të vet të gjitha pasuritë kombëtare si pronë e të gjithë popullit, sepse Shqipëria ishte i vetmi vend në botë ku ishte e ndaluar me ligj prona dhe puna private!
Dhe këto pasuri nuk kanë qenë pak, por e keqja është se ata që uzurpuan pushtetin pas rrëzimit të diktaturës komuniste kurrë nuk qeverisën, por sunduan si PUSHTUES TË EGËR, duke shkatërruar dhe grabitur të gjitha pasuritë kombëtare, aq sa detyruan 2 milionë shqiptarë të braktisin vendin për bukën e gojës! Politika kriminale e zbatuar nga Sali Berisha në fillim dhe Edi Rama së fundi, si pjesë e SKENARIT KRIMINAL ANTISHQIPTAR, pasi i vunë kazmën Shqipërisë që shkatërruan dhe grabitën të gjitha pasuritë kombëtare, pas këtij krimi të pashëmbullt në botë PO I ÇOJNË DREJT VDEKJES EDHE KRIJUESIT E TYRE, PENSIONISTËT! Vetëm armiqtë e popullit shqiptar, të ndodhur para këtyre fakteve, nuk do ta pranojnë ekzistencën e këtij SKENARI KRIMINAL! U bëj thirrje të gjithë mbështetësve të PS-së dhe PD-së, që kanë në krye E. Ramën dhe S. Berishën, t’i thërrasin mendjes se me mbështetjen që po i bëjnë këtyre bandave kriminale dhe diktatorëve të tyre, jo vetëm po e çoni Shqipërinë në KATASTROFË, por do të mbaheni mend në historinë e kombit shqiptar si TRADHTARËT MË TË MËDHENJ të mijëra viteve! Pare nga ky këndvështrim, të gjithë këta pensionistë meritojnë, përveç të tjerave, t’u jepet Urdhri “NDERI I KOMBIT”, e cila është një ndër dekoratat më të larta të nderit në Republikën e Shqipërisë, që jepet nga Presidenti i Republikës qytetarëve shqiptarë ose të huaj, si dhe institucioneve apo zonave gjeografike, për kontribute të shquara që nderojnë kombin! Nuk besoj se ka pasur njeri tjetër në Shqipëri, në këto 100 vitet e fundit, që të ketë dhënë një kontribut më të jashtëzakonshëm sesa të gjithë pensionistët, që me punën e tyre ndërtuan mijëra vepra industriale, fabrika, uzina, kombinate, hekurudha, hidrocentrale, rrugë automobilistike, qindra miniera të kromit, bakrit, hekur-nikelit, qindra puse nafte, bonifikuan të gjitha kënetat, moçalet, hapën mijëra brezare duke i mbjellë me dru frutorë, ullinj, vreshta, sera etj., aq sa të gjitha këto, nga brezat e sotëm dhe sidomos të ardhshëm, do të duken si të pabesueshme edhe për faktin sepse të gjithë ata që erdhën në pushtet pas viteve ’90 kurrë nuk qeverisën, por sunduan si PUSHTUES TË EGËR, që lanë pas TOKËN E DJEGUR! Dhe sakrifica më e madhe e këtyre pensionistëve, që mund të krahasohet vetëm me punën e skllevërve të dikurshëm, është se të gjitha këto pasuri kombëtare kolosale nuk u ndërtuan duke marrë borxhe, hua apo kredi nga bankat e botës, siç bëjnë këta sundimtarët këto 35 vjet, por u ndërtuan me mundin dhe pagesat e vogla që u garantonin një jetë modeste, ndaj për këtë qëllim jetesa e tyre kompensohej duke mos u rritur çmimet; arsimi, shëndetësia, drejtësia etj., të gjitha ishin falas; puna dhe strehimi ishin të garantuara etj.

Nëse akuza që i bëhet atij sistemi është e vërtetë, e sinqertë, bazuar në humanizmin më të thellë të popullit shqiptar, se ka qenë “DIKTATURA KOMUNISTE MË E EGËR NË BOTË”, atëherë pranoni dhe vlerësoni drejt faktet dhe argumentet e mëposhtme, se ndaj këtyre pensionistëve po kryhet… KRIMI I GJENOCIDIT! Nëse këto 35 vjet qeveritarët mburren se kanë ndërtuar autostrada, porte gjigante etj., harrojnë të thonë se të gjitha këto i kanë bërë vetëm me borxhe, hua dhe kredi me interesa të larta nga bankat e botës, interesat e të cilave i shlyejnë edhe këta pensionistë, që ndikojnë shumë në mosrritjen e pensioneve të tyre! Ndërsa të gjitha veprat gjigante, hidrocentralet, hekurudhat, minierat, puset e naftës, fabrikat, uzinat dhe kombinatet, pa llogaritur armatimin dhe municionet kolosale të ushtrisë dhe fortifikimin gjigant të mbrojtjes, TË GJITHA U NDËRTUAN DHE U BLENË VETËM ME MUNDIN, SAKRIFICAT dhe GJAKUN e këtyre mijëra pensionistëve, prandaj edhe rroga e tyre mujore ishte kaq e vogël, por që në mënyrën më kriminale të mundshme kjo rrogë është marrë për bazë për llogaritjen e masës së pensionit! Nëse deklaroni me pompozitet se “Në Shqipëri ka ekzistuar DIKTATURA MË E EGËR NË BOTË”, atëherë po këto fakte që përmenda më lart për kontributin e jashtëzakonshëm të të punësuarve në atë diktaturë, pse nuk i konsideroni të pranueshme për të përmbysur logjikën kriminale të hartimit të SKEMËS SË PENSIONEVE, ashtu siç u vendos nga politika edhe dëmshpërblimi i ish-të burgosurve, që po u jepni miliona lekë deri edhe nipërve e mbesave të tyre, ndërsa ish-kooperativistëve u jepni shumë më pak sesa shpenzoni për një qen rrugaç? Jo vetëm kaq, por kontributi i këtyre HERONJVE TË HESHTUR, tani pensionistë, është i pakrahasueshëm me asnjë vend të botës, sepse në asnjë vend të botës NUK ISHIN TË GJITHË TË PUNËSUARIT ME RROGA SHTETI, përveçse në Shqipëri, sepse në botë shumica e të punësuarve punonin në biznese private! Për më tepër pensionistët shqiptarë u përballën edhe me një katastrofë kriminale të pandodhur për mijëra vjet në asnjë vend të botës! Historia botërore ka njohur shumë vende dhe popuj të pushtuar dhe të plaçkitur nga ushtri të huaja, por kurrë nuk ka ndodhur që një vend të shkatërrohej dhe të plaçkitej me një egërsi të pashoqe siç bënë HORDHITË BARBARE të banditit Sali Berisha në Shqipëri!
Se vërtet u rrëzua komunizmi edhe në vendet e lindjes ish-komuniste, por ndryshe nga Shqipëria atje shumica punonin në biznese private dhe për më tepër klasa politike në asnjë nga ato vende nuk preku asnjë fije floku pasurinë kombëtare, që u privatizua paqësisht! Nëse PENSIONISTËT, PËR KONTRIBUTIN E TYRE KOLOSAL, TË NDEROHESHIN ME DEKORATËN “NDERI I KOMBIT”, e kundërta duhej të bëhej me Sali Berishën, Edi Ramën dhe të tjerët rreth tyre, që duhet të AKUZOHESHIN SI “ARMIQ TË KOMBIT SHQIPTAR” dhe sot duhet të ishin në burg e jo të qëndrojnë akoma në pushtet duke u bërë karshillëk VIKTIMAVE të tyre pensioniste me pensione sa as qentë rrugaçë nuk mund të jetonin e jo më të moshuarit deri 80-90 vjeç! Janë të gjitha këto fakte dhe këto argumente mbi bazën e të cilave duhet të gjykohet SKEMA E RE E PENSIONEVE, ku pensionistët të vlerësohen për KONTRIBUTIN QË KANË DHËNË REALISHT NË PRODHIM PËR SHOQËRINË E JO SIPAS RROGËS MUJORE QË JANË PAGUAR!
Në gjykimin tim, SKEMA E PENSIONEVE KA DËSHTUAR ME TURP, sepse nuk është hartuar mbi bazën e realitetit shqiptar, por është kopjuar përvoja nga bota që, siç e shpjegova më lart, nuk ka pasur asnjë lidhje me vendin tonë! Mjafton të arsyetohet kontributi i ish-kooperativistëve në atë kohë dhe pagesa mujore që ata kanë marrë mbi bazën e së cilës u është llogaritur pensioni, për të kuptuar logjikën kriminale të llogaritjes së pensioneve të tyre!
1- Ish-kooperativistët paguheshin me rrogë mujore jo sipas punës dhe prodhimit që jepnin, por me ditë pune!
2- Ish-kooperativat bujqësore ishin PRONË E GRUPIT, të krijuara nga bashkimi vullnetar i tokave, kullotave, pyjeve, blegtorisë etj. të secilit fshatar, por ato ishin të detyruara të DORËZONIN SI PLAN SHTETI PJESË NGA TË GJITHA PRODHIMET E TYRE, me të cilat USHQEHEJ I GJITHË POPULLI SHQIPTAR, USHTRIA dhe mbusheshin të gjitha rezervat shtetërore të afta që, në rast lufte, të përballonin ushqimin e popullit dhe ushtrisë për 5 vjet!
Gjithashtu prodhimet më cilësore të ish-kooperativave bujqësore shkonin për eksport, që vilej VALUTË E KONSIDERUESHME, me të cilën importoheshin lëndë e parë për ekonominë, pjesë për makineritë e fabrikave, uzinave, kombinateve etj.
Por ajo që ia vlen të përmendet në këtë rast është se për të GJITHA KËTO PRODHIME QË ISH-KOOPERATIVAT BUJQËSORE DORËZONIN SI PLAN SHTETI, NUK PAGUHESHIN NGA SHTETI, pavarësisht se ato ishin PRONË E GRUPIT, pra si gjysmë private! Por e gjithë kjo kishte ndikim të jashtëzakonshëm në uljen drastike të të ardhurave të ish-kooperativistëve, që mbi bazën e tyre këtyre padrejtësisht u është llogaritur pensioni SKANDALOZ! Por nuk mjaftohej me kaq, se kur ndodhnin tërmete, përmbytje etj., ish-kooperativat dërgonin për rindërtimin e banesave të shkatërruara qindra punëtorë specialistë, si dhe të gjitha materialet e ndërtimit, për të cilat shteti nuk u paguante asgjë, pra edhe këto ndikonin në uljen e madhe të të ardhurave të tyre!
Gjithashtu me punë vullnetare, që paguheshin nga ish-kooperativat bujqësore edhe deri në 25 ditë zbori, qindra punëtorë dërgoheshin në aksione të ndryshme si në hekurudha, brezare etj., të gjitha të papaguara nga shteti, por që ndikonin edhe në pakësimin e sasisë së punëtorëve në përballimin e punëve të stinës në fshatra!
Nëse të gjitha këto fakte dhe arsyetime që shtrova më sipër do të gjykoheshin me HUMANIZËM nga pushtetarë që u DHIMBSET populli shqiptar, do të zhvillohej një debat kombëtar jo me kokëfortësinë dhe servilizmin për të mbrojtur qeveritarët e korruptuar, por pensionistët. Me siguri që jo vetëm nuk do të diskutohej NJË PENSION DINJITOZ për këta HERONJ TË HESHTUR, por do të caktohej pensioni minimal jo më pak se 1 mijë euro! Dikush mund të habitet nga kjo shifër që mund t’i duket çmenduri nga ana ime! Nëse nuk do të vihet si bazë në logjikën e qeveritarëve HUMANIZMI, DHIMBSURIA ndaj KONTRIBUTIT të këtyre HERONJVE TË HESHTUR dhe nga ana tjetër duke e krahasuar kontributin e të gjithë të PUNËSUARVE NË TË GJITHË ADMINISTRATËN SHTETËRORE DHE VENDORE të këtyre 35 vjeteve, përfshi deputetët, ministrat etj., që NUK I KANË DHËNË ASNJË KONTRIBUT KËTIJ VENDI, por vetëm vetes dhe familjeve të tyre, ndryshe nga pensionistët e para viteve ’90, atëherë kjo vërteton se në Shqipëri nuk ekziston demokracia dhe shteti ligjor, por DIKTATURA OTOMANE, që sundon si PUSHTUES I EGËR!
Se kontributi i një qeverie dhe i të gjithë administratës së saj është zhvillimi i vendit dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve, por qeveritë dhe administrata e këtyre 35 vjeteve jo vetëm nuk kanë dhënë asnjë kontribut, por meritojnë të vihen me shpatulla pas murit se e kanë PLAÇKITUR të gjithë vendin me paaftësinë dhe KORRUPSIONIN e tyre! Që është i tillë shteti i sotëm nuk e kam vënë aspak në dyshim, sepse prej 35 vjetësh këtu është zbatuar një SKENAR KRIMINAL ANTISHQIPTAR, ndaj dhe sot Shqipëria është shndërruar në një… VEND KOLONIAL, që të gjitha PASURITË KOMBËTARE shfrytëzohen nga KOLONIZATORËT E HUAJ me mbështetjen e kryeministrave të radhës, ndërsa shteti dhe shqiptarët nuk kanë përfituar asnjë euro! Logjika më e thjeshtë e një njeriu, duke u ndodhur para këtyre fakteve dhe argumenteve që shtrova më sipër, duke u bazuar në SAKRIFICAT KOLOSALE TË TË GJITHË PENSIONISTËVE QË U KANË LËNË PASURI KOMBËTARE DHJETËRA BREZAVE TË ARDHSHËM, DO TË ISHTE SHUMË E PRANUESHME QË BREZI I SOTËM I TË PUNËSUARVE T’UA SHPËRBLEJË PENSIONISTËVE SAKRIFICAT E BËRA DUKE UA PAGUAR ATYRE NJË PENSION DINJITOZ PËR KOHËN E MBETUR TË FUNDIT TË JETËS, QOFTË EDHE DUKE MARRË BORXH NË BANKA, INTERESAT E TË CILAVE T’I PËRBALLOJNË TË PUNËSUARIT E SOTËM! Kështu do të SHPËRBLEHET REALISHT MIRËNJOHJA PËR BREZIN E SAKRIFICËS! Ashtu siç merr qeveria miliarda euro borxh për të ndërtuar autostrada, porte, aeroporte etj., le të marrë edhe për pensionistët, sepse e meritojnë mirënjohjen e këtij brezi, nëse u ka mbetur ndonjë fije humanizmi nga paraardhësit e tyre, që ndanin një cigare në mes me shokun!
Nëse këto fakte dhe arsyetime nuk do të trondisin sado pak mendimet dhe interesat e opinionit publik shqiptar, të qeveritarëve, politikanëve, medias dhe institucioneve ndërkombëtare si BE, BB, FMN etj., atëherë nuk kam çfarë të them më shumë, veçse t’i uroj popullit shqiptar: “SUKSESE NË JETËN E MJERË DHE TAKOHEMI… NË BOTËN TJETËR!”
