Perandori që mori me vete një ushtri të tërë në varr.

Djersa i rrjedh poshtë nga fytyra Yang Zhifas, teksa përpiqet të punojë tokën e fortë. Eshtë viti 1974 dhe për javë të tëra provinca qendrore kineze e Shaanxisë është goditur nga thatësira. Ndërkohë që kërkon për ujë, fermeri godet në dicka të fortë. Ai vazhdon të gërmojë, duke zbuluar më pas supin e një figure prej balte. Ajo që Yangu nuk e kupton, është se sapo ka bërë zbulimin më të madh arkeologjik të shekullit 20-te.– Ushtrinë legjendare prej balte të perandorit të parë kinez, Qin Shi Huang.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Historianët vlerësojnë se perandori nisi ta ndërtojë mauzoleumin e tij pasi mori fronin në vitin 221 – kur ishte vetëm 13 vjec. 700 mijë punëtorë u detyruan të punojnë për 30 vite duke gërmuar. Në fund, kompleksi i varrit të perandorit ishte 90 kilometra katrorë – i madh sa Manhatani.
Përse e gjithë kjo? Qin SHi Huang donte që ta merrte me vete perandorinë e tij në botën e nëndheshme; ai kishte parashikuar që të varrosej bashkë me pallate model, kuaj, karroca dhe ushtarë prej balte.
Nga frika e rreziqeve që do i kanoseshin në botën e përtejme, perandori ndërtoi një ushtri të armatosur me më shumë se 8000 ushtarë prej balte me përmasa reale. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Historia e Krujës e sjellë magjishëm nga 10 blogerë italianë - Ja pse duhet vizituar qyteti i Skënderbeut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *