Ura e Pelesac, e cila do të hapet zyrtarisht sonte (e martë), do të lidhë jugun e Kroacisë me pjesën tjetër të vendit.

Dhe sipas medieve kroate, kjo ngjarje historike për Kroacinë do të shënohet gjatë gjithë ditës me një program që zhvillohet në të dy anët e urës – në Brijesto dhe Komarno.

Ura, e gjithë struktura e së cilës prej betoni nën dhe mbi ujë së bashku peshon sa 30 kulla Eifel, është projekti më i madh i infrastrukturës kroate i financuar nga fondet e BE-së me një shumë të pakthyeshme prej 357 milionë euro (85 për qind e kostos), dhe u punua për dhjetë vjet – nga disa qeveri.

Ajo kalon një ngushticë detare 2140 metra të gjerë, është 2404 metra e gjatë, me një profil lundrimi nën urën 200 me 55 metra dhe projektuesi kryesor dhe përgjegjës i saj është Marjan Pipenbacher.

Bëhet fjalë për inxhinierin slloven i cili ka më shumë se 200 projekte të tilla pas vetes.

Në një intervistë për mediat sllovene me rastin e hapjes së saj, ai deklaroi se beson se ky projekt i përket “klasit botëror” dhe se ajo përfaqësonte sfidën e tij më të madhe deri tani.

Lexo po ashtu:  Osmani kërkon shkarkimin e anëtarëve të Listës Serbe

“Ura e Pelesac është ndër pesë urat më të mëdha evropiane nëpër gjiret detare që janë ndërtuar në fillim të shekullit të XXI-të dhe i përket klasit botëror”, citohet të ketë thënë Pipenbacher.

Siç ka vlerësuar ai, Ura e Pelesac, e cila lidh jugun e Kroacisë me pjesën tjetër të vendit, është e rëndësishme jo vetëm për Kroacinë, por edhe për hapësirën më të gjerë evropiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *