Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, mbajtën takimin virtual koordinues me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë COVID – 19 dhe masat e reja që pritet të merren.

Sipas një njoftimi në Facebook, nga ministria e Pushtetit Lokal, thuhet se ministri Vitia, diskutoi së bashku me kryetarët e komunave nevojën e disa masave të reja të cilat në bashkëpunim me të gjitha intitucionet relevante duhet të ndërmerren për të ruajtur shëndetin publik.

“Ministri Vitia, duke falënderuar kryetarët e komunave për angazhimin e tyre gjithashtu potencoi se tanimë ndodhemi në një situatë të rënduar. Ai theksoi se duhet mobilizim, koordinim dhe qasje më proaktive në raport me pandeminë për shkak të situatës së krijuar. Ai gjithashtu diskutoi së bashku me kryetarët e komunave nevojën e disa masave të reja të cilat në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante duhet të ndërmerren për të ruajtur shëndetin publik”, thuhet në një njoftim të ministrisë së Pushtetit Lokal.

Lexo po ashtu:  Qëllohet për vdekje aktori i njohur amerikan

Sipas ministrisë, kryetarët e komunave diskutuan rreth sfidave të ndryshme me të cilat janë duke u ballafaquar dhe dhanë mendimet dhe sugjerimet e tyre për vendimet që duhen të merren nga institucionet përkatëse.

Si përfundim të pranishmit u pajtuan që bashkërisht duke i koordinuar të gjitha veprimet rreth masave të reja, mund t’ia dalin për të minimizuar dhe tejkaluar sfidat me të cilat janë duke u përballur me pandeminë COVID-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *