U.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Qyshkut, duke nderuar kujtimin e 82 civilëve shqiptarë të vrarë më 14 maj 1999 në Qyshk, Zahaq dhe Pavlan nga forcat serbe.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareSipas Haxhiut, mëngjesin e 14 majit 1999, këto fshatra u sulmuan në kuadër të një operacioni të organizuar nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. Ajo tha se gratë, fëmijët dhe të moshuarit u dëbuan nga shtëpitë, ndërsa burrat u ndanë, u plaçkitën, u mbyllën nëpër shtëpi dhe më pas u vranë.
“Haxhiu theksoi se shtëpitë u dogjën për të mbuluar gjurmët e krimit, ndërsa në këto fshatra u vranë civilë të paarmatosur, banorë dhe mysafirë që lufta i kishte zënë aty.”

Ajo e cilësoi Qyshkun, Zahaqin dhe Pavlanin si dëshmi të një mizorie të planifikuar dhe të një aparati shtetëror që, sipas saj, “e ktheu vrasjen e shqiptarëve në metodë lufte dhe dëbimin në qëllim politik”.
Ministrja shtoi se drejtësia për këto masakra mbetet obligim ndaj familjeve të viktimave, të mbijetuarve dhe Republikës së Kosovës.
Në fund të reagimit të saj, Haxhiu nderoi kujtimin e martirëve të Qyshkut, Zahaqit dhe Pavlanit.
