Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Sistemi i ri i hyrjes në Bashkimin Europian ka provokuar një lloj përplasjeje mes Komisionit Europian dhe lobit të të aeroporteve në union. Sipas përfaqësuesve të këtij të fundit, sistemi elektronik i hyrjes mund të sjellë diskomfort dhe shqetësim të madh në një pjesë të udhëtarëve.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Megjithatë, një Zëdhënës i KE-së, i cituar nga mediat, është shprehur se zbatimi i pjesshëm i sistemit të ri ka kaluar përgjithësisht pa probleme.

Sistemi që parashikon zëvendësimin e kontrollit të pasaportave me identifikimin elektronik hyn në fuqi më 10 prill. Në nisjen e vet më 10 tetor të vitit të shkuar, sistemi dha probleme në disa aeroporte duke shtuar deri me tri orë kohën e pritjes, një pretendim që është hedhur poshtë nga Komisionit sipas të cilit problemet fillestare janë adresuar.

Megjithatë në Portugali sistemi u pezullua me tre muaj, ndërkohë që probleme janë raportuar së fundmi edhe në Fiumicino të Romës.

Lexo po ashtu:  Adem Jashari nuk pyeti për "vota" e as "nënshkrime"