Periudha e epidemisë është shumë stresuese dhe e rëndë. Dihet që shumica e njerëzve hanë më shumë kur janë të ekspozuar situatave stresuese. Konsumimi i ushqimit në bazë te humorit nuk është i mirë, sepse do të shtoni edhe ndonjë kilogram.

Në vazhdim po ju sjellim disa arsye përse e hapni aq shpesh derën e frigoriferit.

Në të vërtetë jeni të etur
Shpesh na ndodh që etjen ta zëvendësojmë me uri. Kujdesuni që gjithmonë të pini mjaft ujë. Një gotë ujë do t’jua përmirësojë humorin.

Jeni të stresuar
Kur jeni të ekspozuar ndaj stresit, jeni të pikëlluar apo keni ndonjë problem tjetër psikik, shumë njerëz gjejnë ngushëllim në ushqim, ndërsa në të vërtetë nuk janë të uritur. Përpiquni ta pyesni veten përse dëshironi të hani…

Nuk jeni edhe aq të uritur, dhe sërish hani
Keni ngrënë tepër shpejt, njëherësh duke bërë diçka tjetër (p.sh. teksa kontrolloni lajmet dhe emailet). Pikërisht nga kjo nuk e vërejmë kur jemi të ngopur. Pra, hani ngadalë, me kujdes dhe përpiquni ta mbani vëmendjen te ushqimi.

Lexo po ashtu:  Tesla rrit prodhimin në T1 – Tregtarët presin hedhjen në treg të “Plaid Model S”

Keni monotoni
Para se të filloni të përgatitni sanduic kot sa për të thyer monotoninë – shëtisni nëpër kopshtin tuaj apo pastroni banjën. Në këte mënyrë do të harroni urinë.

Nuk keni rutinë
Nëse trupi nuk ka rutinë për ushqim, më shpesh shfaqet sulmi i urisë. Pra, përpiquni të planifikoni racionet saktësisht në kohën e caktuar.

Jeni të rraskapitur
Kur jemi të lodhur, ne zakonisht hamë, sepse dëshirojmë të mbushim trupin me energji. Mirëpo, atëherë shpesh hamë edhe ndonjë ëmbëlsirë, gjë që nuk është mirë. Sheqeri në gjak na ngrihet vrullshëm, pastaj bie edhe më shpejt. Pastaj, sërish ndihemi të uritur. Pra, më mirë hani diçka të shëndetshme, p.sh. pemë dhe perime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *