Ndërsa shumë të famshëm po deklarojë se kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, janë ngritur pretendimet se ata paguhen për të thënë se janë infektuar me virusin.

Por thashethemet janë mohuar kategorikisht nga aktori Idris Elba, i cili kohët e fundit njoftoi se ishte testuar pozitivisht me koronavirus.

47-vjeçari në një video live në Instagram tha: “Ideja se dikush paguhet për të thënë se jam me koronavirus është absolutisht budallallëk. Ndërsa shtoi: “Njerëzit duan ta përhapin sikur është lajm. Është mënyra më e shpejtë për të sëmurur njerëzit sepse nuk ka përfitim për mua dhe bashkëshorten time të qëndrojmë të ulur këtu dhe të themi jemi apo s’jemi me koronavirus. Nuk e kuptoj llogjikën e kësaj.”

Ylli i “Cats” theksoi se mes betejës me koronavirusin nuk është aktor.

“Unë jam thjesht një qenie njerëzore dhe thjesht ka ndodhur që jam në sytë e publikut. Kështu që dua që njerëzit të kuptojnë se kjo është shumë e vërtetë. Nuk ndihem i privilegjuar sepse dola pozitiv.”

Lexo po ashtu:  Dua Lipa, koncert 24 orë

Elba është në mesin njerëzve të famshëm që kanë pranuar se rezultuar pozitiv me koronavirus. Tom Hanks, Rita Wilson, Kristofer Hivju dhe Colton Underwood janë ndër të famshmit e tjerë që aktualisht po luftojnë kundër virusit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *