Çfarë qëndron pas programit serb të armatimit? Këtë pyetje shtron në një shënim të vetin agjencia gjermane e lajmeve, “Deutsche Welle” e cila liston edhe kapacitetet e ushtrisë serbe krahasuar me rajonin apo vende të tjera. Në vitin 2022 buxheti serb i mbrojtjes ishte 1.3 miliardë euro, që sipas agjencisë është “10 herë më i madh se ai i Kosovës”.

Predominanca ushtarake serbe në rajon ilusstrohet nga nga flota prej 250 tankesh, që është më e madhe sesa ajo e republikave jugosllave e marrë së bashku. Për krahasim, Gjermania ka 295 tanke. Kroacia në vend të dytë me 75 tanke, Bosnje me 45, Maqedonia e Veriut 31. Kjo është arsyeja pse forca e vogël e Kosovës, por në rritje, u pajis me dronët “Bayraktar” dhe 250 sisteme antitanke, “Javelin”

shkruan autori Alexander Rhotert.

Ai e lidh këtë me projektin se Vuçiç, quajtur “Bota Serbe”, eufemizëm për “Serbinë e Madhe”, të cilën presidenti serb e formuloi si ide në një takim panserb këtë vit. Kjo asamble pa si të ftuar kryesor, Milorad Dodik, president i Republikës Srpska, që ka synime separatiste nga Federata boshnjake.

Ishte një asamble strategjike që formuloi një deklaratë që mund të përshkruhet si plan zbatimi për “Botën Serbe”

shkruan më tej Rhotert.

Lexo po ashtu:  Titaniku, çfarë ndodhi me kufomat? Sekreti 100 vjeçar me të mbyturit

Si lidhet armatimi intensive serb, projekti në fjalë me perspektivën e një lufte rajonale? Sipas autorit Beogradi testoi situatën, por mori përgjigje të menjëhershme nga SHBA dhe NATO dhe u tërhoq. Edhe vizita e William Burns, drejtor i CIA-s, ishte një mesazh i qartë për përpjekjet dhe synimet serbe që lexuar kështu, i japin edhe Banjskës një kontekst të qartë preliminar të një krize që planifikohet për zgjidhje në Beograd.

Rhotert shkruan se në Sarajevë po përgatiten për eventualitetin e një kërkese për ndarje nga Republika Srpska dhe në kushtet kur Federata do veprojë ushtarakisht për të bllokuar Dodik, atëherë nuk përjashtohet që Beogradi të dërgojë tanket.

Ndaj në atë rast një luftë e re në Ballkan nuk përjashtohet

shkruan Rhotert.

Është e dukshme se lëvizjet e palës serbe kanë tërhequr vëmendjen dhe monitorohen. Është po kaq e dukshme dobësia e Europës për të frenuar Beogradin që të mos planifikojë luftë në rajon dhe të respektojë kufinjtë e deritanishëm. As paqëtimi si politikë dhe as investimet nuk e kanë ndryshuar interesin serb për të koaluduar projektin e vjetër serb në Ballkan, pa u pajtuar asnjëherë me status quonë e ndryshimeve të ndodhura. Shpresa e vetme e frenimit është SHBA, por sipas Rhotert:

Trump, Grenell që mund të jetë sekretar i Shtetit dhe dhëndri, Kushner kanë interesa të mëdha biznesi në Serbi

Një element që vë në dukje paqartësi serioze sigurie në Ballkanin Perëndimor.

Lexo po ashtu:  Kundër diskriminimit serb/ Shqiptarët e Luginës protestojnë sërish, sot marshi zhvillohet në Preshevë

s.zaimi