Prej ditësh opinioni publik është tronditur nga letra që mësuesi 32 vjeçar  Mark Shllaku, pjesëtar i një celule social demokrate i dërgoi të shoqes Angje dhe fëmijëve, në prag të ekzekutimit me vdekje.

“E dashtuna Angje!
Jam lidh kamsh e duersh. Edhe pak orë me kanë mbet me jetue. Mendjen e kam te ti e fëmija që nuk mujta më ju gëzue. Tashti më kanë pikëllue shumë fytyrat tuaja që më dalin parasysh e s’më lanë me dekë… banu e fortë.

E dashtuna Angje!
Të lutem me mu interesue për eshtrat e të mos më harrojsh për kurdoherë. Me m’i marrë eshtrat e me mi çu në një vorr. Kam me vedi një teneqe me emnin tem, me të mundësh me më njoftë.
Hallall të gjithëve dhe ty të parës. Po vdes si një shqiptar i mirë dhe i ndershëm.
Marku.”

“Letra e Mark Shllakut drejtuar bashkëshortes, pak orë para pushkatimit na bën krenar dhe me turp në të njëjtën kohë. Nuk është vetëm dënimi i pakuptimtë dhe kriminal por është dhe fakti që sot ende amaneti i tij për një varrim njerëzor nuk eështë vënë në vend.

Lexo po ashtu:  Serbia shënon rritjen më të shpejtë ekonomike që nga viti 2008! Ku është Shqipëria e Kosova?

Marku, sipas dëshmitarëve okulare, është varrosur në Zall të Kirit, Shkodër, ku besohet se ndodhen dhe trupa të tjerë viktima të komunzimit. Kërkimi i varreve të humbura është një e drejtë e pamohueshme e Julit Shllaku Dukagjini – e bija e Markut, që ende sot mban brengën e amanetit të papërmbushur.  

Shqipëria ka aderuar në vitin 2017 në Konventën për Mbrojtjen nga Zhdukjet me Forcë dhe është detyrë e institucioneve publike të garantojë fillimin e hetimit për sqarimin e fatit  të të ndjerit Mark Shllaku, gjetjen e identifikimin e eshtrave si dhe kthimin e tyre familjes, për nderimet e fundit. 

I bëjmë thirrje Prokurores së Përgjithshme Marku,  Ministres së Drejtesisë Etilda Gjonaj,  e Prokurorisë së rrethit Shkodër, të hetojnë për vendndodhjen e saktë të Mark Shllakut, të garantojë mostjetërsimin e vendvarrimit deri  gjetjen e plotë të të gjitha mbetjeve humane si dhe identifimimin e tyre me ndihmën e Policisë e Mjekësisë shkencore e Komisionit Ndërkombëtar të Gjetjes së të Zhdukurve.  

Ky rast le të thyejë akullin në mendjet dhe zemrat e zyrtarëve  për ti hapur rrugë një aksioni tërsor për të respektuar të gjithë të zhdukurit e Shqipërisë. 

Lexo po ashtu:  Babai i Memli Krasniqit (PDK), Milazim Krasniqi (LDK) hapur kundër Albin Kurtit

Firmosja e këtij peticioni na bën më njerēzorē!

*Jeta e Mark  Shllakut dhe beteja e Julit – vajzës së tij për kërkimin dhe gjetjen e eshtrave të tij  u dokumentua për herë të parë nga gazetarja LULI PROGNI në dokumentarin “të zhdukurit” një bashkëpunim i Kujto.al dhe Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit te Shtetit”, thuhet në peticionin që është duke u nënshkruar në change.org / /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *