Një pikturë e Bansky me disa majmunë në Parlamentin Britanik, pritet të shitet për një shifër prej rreth 2.5 milionë dollarësh.

Çmimi i lartë nuk është vetëm për mesazhin e fortë që kjo pikturë përcjell, por edhe për shkak të artistit.

Bansky është një artist rrugësh, aktivist politik, regjisor filmash, i cili punon në Mbretërinë e Bashkuar. Piktura që titullohet “Parlamenti i Transferuar” është 4 metra i lartë dhe është piktura më e madhe e artistit anoninim britanik.

Vepra ka marrë vëmendje mjaft të madhe gjatë kohëve të fundit, për shkak të problemeve që po has parlamenti me daljen nga Bashkimi Europian. Për këtë arsye, shtëpia e ankandeve ka vendosur që ta vlerësojë nga 1.84 deri në 2.46 milionë dollarë. /MekuliPress

Lexo po ashtu:  Gazmend Freitag: Nëna Qamile (1940 – 2017)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *