Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Mykhaylo Podolyak, këshilltar në presidencën e Ukrainës i tha televizionit kombëtar se “vendi është gati për një betejë të madhe” kundër Rusisë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ai thotë se Ukraina duhet tashmë të mposhtë forcat e Moskës në rajonin lindor të Donbasit, ku rusët kontrollojnë dy territore separatiste. Kjo sipas tij duhet bërë për të pasur më shumë fuqi negociuese përpara zhvillimit të një takimi midis presidentit ukrainas Volodmyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin.

“Ukraina është gati për beteja të mëdha. Ukraina duhet t’i fitojë ato, përfshirë edhe Donbasin. Sapo të ndodhë kjo, Ukraina do të ketë një pozicion më të fuqishëm negociues. Pas kësaj presidentët do të takohen. Mund të duhen 2-3 javë” – tha ai, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.

Sulmet me raketa ruse kanë vijuar edhe këtë diel pasi kanë goditur aeroportin në qytetin qendror-lindor, Dnipro dhe një fshat në këtë rajon tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Valentyn Reznichenko.

Lexo po ashtu:  Disa fakte interesante, që ndoshta nuk i dinit

“Ka pasur një tjetër sulm në aeroportin e Dnipros. Ai tashmë është shkatërruar plotësisht, si aeroporti ashtu edhe infrastruktura aty pranë. Por raketat vazhdojnë të fluturojnë” – tha Reznichenko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *