Kryetari i partisë ma të madhe shqiptare në Maqedoni, BDI, Ali Ahmeti, i ka ftue shqiptarët me votue kandidatin Stevo Pendarovski, kandidat konsensual mes partisë shqiptare dhe asaj maqedonase, LSDM.

“Ma mirë vonë se sa asnjëherë, pasi ja më në fund u arrit me debate me konsulta dhe me këtë ne po instalojmë vlera me kandidat të përbashkët me z. Stevo Pendarovski, si kryetar dhe përfaqësues i të gjithë neve. Me 21 prill nuk votohet  vetëm për z.Stevo Pendarovski, votohet për ardhmërinë Evropiane të vendit, votohet për anëtarësim të plot të vendit tonë në NATO, për shkak se pala tjetër heziton, nguron dhe nuk ka gatishmëri që të përmbush detyrimit që dalin nga kërkesat dhe marrëveshjet përgjegjësi ndërkombëtare, gjithmonë ikin dhe nuk japin përgjigje të plotë, se a do të respektojnë Marrëveshjen e Prespës  që do të thotë se mos respektosh këtë marrëveshje do të thotë kthim pas dhe çdo tërheqje nga kjo marrëveshje është vetëvrasje për qytetarët e  Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha kryetari i BDI. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Vuçiq në dasmën e djalit të Sheshelit – me këngë që lavdërojnë çetnikun, njësitë e të cilit kryen krime kundër myslimanëve në Bosnjë dhe Sanxhak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *