Një rrugë që e bën shpesh, Musli Berisha po e bënte edhe para pak ditësh kur pa policinë e Serbisë brenda territorit të Kosovës, në fshatit Sfircë të Kamenicës.

Derisa po dilte nga shtëpia e tij që gjendet pranë brezit kufitar me shtetin serb, ai thotë se e pa automjetin me targa serbe brenda të cilit, sipas tij, ishin katër policë.

Berisha thotë se policët serbë janë larguar nga territori shqiptar përmes kësaj rruge, e cila gjendet afër policisë kufitare të Kosovës.

Image

Ai e vlerëson shqetësues faktin që policia serbe lejohet të patrullojë me lehtësi brenda territorit të Kosovës.

Përgjegjës për ruajtjen e brezit kufitar është KFOR-i.

Pjesëtarë të këtij misioni i shkuan të shtunën Berishës në shtëpi për të marrë informacione rreth këtij rasti.

Kohavisioni ka pyetur Policinë e Kamenicës dhe policinë kufitare në këtë komunë, por kanë thënë se nuk kanë informacione për këtë rast. Ndërsa, me KFOR-in ka qenë i pamundshëm kontakti të shtunën.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, thotë se për provokimet e Serbisë në Sfircë dhe Karaqevë do t’u drejtohet institucioneve qendrore për të kërkuar nga ndërkombëtarët që t’i ndalin ato.

Lexo po ashtu:  Serbisë nuk i ndahet shpirti nga kryekrimineli Millosheviq. Nipi i tij merr mandatin e deputetit në parlamentin serb

Në anën tjetër, Musli Berisha, thotë se policët nuk janë të vetmit që nga Serbia kanë hyrë ilegalisht në fshatin e tij ku jetojnë vetëm dy familje.

Këtë, sipas tij, e ka bërë edhe ushtria serbe dy vjet më parë. Berisha kërkon që shteti i Kosovës t’u krijojë banorëve të fshatit të paktën siguri.

/www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *