Sot bëhen 7 vite nga humbja e politikanit të njohur të Partisë Demokratrike Sokol Olldashi.

Ai u nda nga jeta në një ngjarje rrugore, teksa udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës mbrëmjen e 20 nëntorit 2013.

Pas 7 vitesh, nëna e Sokol Olldashit shkruan se ndjen dhimbje pafund për të birin.

“Të kam përditë në kujtime” shkruan Kozeta Mamaqi për të birin e ndjerë.

“Sot unë kam vetëm lot, lot malli pafund, dhimbje pafund për ty biri im. 7 vite pritje pafund. Të dua pafund Koli im, kudo qofsh.

Unë të kam përditë në kujtime, që nga hapat e parë, belbëzimet e para, e gjer atë mbasdite, që të përcolla”, shkruan në mesazhin e saj nëna e Sokol Olldashit, Kozeta Mamaqi.

Lexo po ashtu:  Kjo është hudhra e Rahovecit për të cilën Daut Demaku tha se e shëron coronavirusin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *