Kryeministri e ka përmendur shpesh se përdor Whatsapp-in për të qeverisur nëpërmjet komunikimit me qyetetarët apo me ata që i shkruajnë orar pa orar. Një prej këtyre mesazheve që në fakt ka qenë për përdorim të brendshëm është kapur nga qytetari dixhital. Mesazhi ka lidhje me protestat e opozitës dhe rolin e policisë në këto ngjarje. Mesazhi është denoncuar nga ish-kryeministri Berisha në profilin e tij në fejsbuk, ku thotë se policëve të thjeshtë u është premtuar përjashtimi nga vettingu dhe shlyerja e rrogave të prapambetura.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Ne whatsupp dhe ne rrjetin e brendshem duhet te shperndani pa vonese keto mesazhe:
1. Keshilli i Ministrave ka miratuar dje ndryshimet ne ligjin per vetingun ne Policine e Shtetit. Keto ndryshime parashikojne qe ky proces te kryhet per funksionet e larta drejtuese ne Policine e Shtetit dhe ne SHÇBA.

2. Kryeministri ka urdheruar akordimin e fondit per pagesen e detyrimeve te prapambetura (ore shtese, turne te dyta, etj.) per te gjithe punonjesit.”




