Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar urim nga Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga, për postin e ri të kryeministrit.

“Kam kënaqësinë që t’ua përcjell përgëzimet e mia të sinqerta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Dëshiroj t’ua shpreh urimet e mia më të mira për sukses në këtë post të shquar”, njofton Klan Kosova.

“Zvicra dhe Kosova kanë lidhje të ngushta njerëzore dhe gëzojnë marrëdhënie miqësore. Gjithashtu, dy vendet tona kanë interesa të përbashkëta, veçanërisht në lidhje me stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. Zvicra është e angazhuar në arritjen e këtyre objektivave të rëndësishëm. Kjo reflektohet nga një gamë e gjerë e programeve të bashkëpunimit zhvillimor dhe mbështetjes së paqes në të cilat vendi im është i angazhuar që prej shumë vitesh. Mezi pres të kemi bashkëpunim të frytshëm me Kosovën”.

Lexo po ashtu:  Sot është ditëlindja e Hamëz Jasharit, vajza e tij Besarta me fjalë prekëse për të

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *