Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Mediat serbe, të deklaruara edhe si liberale, po shkruajnë këto kohë gjerësisht për situatën në Mal të Zi. Kanë lënë Kosovën pak mënjanë, e kanë harruar si pa dashje “Serbinë e Vjetër”, për t’i kushtuar vëmendje Serbisë Bregdetare siç ndoshta imagjinojnë se është Mali i Zi. Ligji për lirinë fetare, miratuar së fundmi, ka vënë në lëvizje Beogradin zyrtar që sheh te të drejtat e Kishës Orthodhokse Serbe mundësi të ushtrimit të interesave të veta.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Situata në Ballkan është e trazuar -, citohet kryeministrja serbe, Ana Brnabiç. Sipas saj, presidenti Alexander Vuçiç ka ftuar serbët e Malit të Zi dhe Republikës Srpska në Beograd për të shqyrtuar mundësinë e ndihmës së tyre.

Çdo destabilizim në rajon mund të vërë në diskutim zhvillimin tonë të shpejtë. Serbia luan kartën e stabilitetit dhe ekuilibrit, jo sepse ne kemi një zemër të madhe, por sepse është në interesin e qytetarëve tanë, ka shtuar ajo.

Agjencia B92 citon edhe një teolog kroat që ka zhvilluar një leksion në Lubjanë me titull: Marrëdhëniet mes shtetit dhe kishave/komunitetev fetare në Ballkanin Perëndimor.

Lexo po ashtu:  Presioni ynë ndaj Rusisë do të rritet, Kina të ketë kujdes se kë anë zgjedh – thotë Stoltenberg

Sipas këtij toelogu, veprimet e autoriteteve malazeze cenojnë të drejtat e njeriut, Konventën Europiane dhe Kushtetutën malazeze.

Unë besoj se ky është një precedent, nëse aplikohet në vende të tjera kërcënon që të shndërrohet në burim permanent tensioni dhe konflikti duke kërcënuar Kishën Ortdhodhokse Serbe në Kosovë, ka deklaruar Pilsel.

Sipas tij marrja e pronave Kishës po bëhet nga Milo Gjukanoviç që po kërkon të shmangë burgosjen e vet, por pa sqaruar sesi këto dy gjëra lidhen me njëra-  tjetrën. Vetë Gjukanoviç ka komentuar se ligji për lirinë fetare vendos të drejtën e ekzistencës për Kishën Orthodhokse të Malit të Zi, që nuk njihet ende nga kishat e tjera. Sipas tij një shtet më vete ka një kishë autoqefale dhe një gjë e tillë po vihet re në Maqedonin e Veriut apo Ukrainë.

Këto lëvizje në vetvete përfaqësojnë aktin e fundit të shkallmimit të ekuilibrit të imponuar pas LIIB dhe sidomos pas vdekjes së diktatorit Josip Broz Titos, kohë kur Serbia mëtoi dominim absolut në hapësira që i konsideron të vetat. Mali i Zi është një vend anëtar i NATO-s dhe ka histori shtetformimi më të hershme sesa Serbia, por mbi të gjitha në shekullin e 21-të liria për të jetuar pa konsensusin e Serbisë është diçka e vetëkuptuar dhe krejt e natyrshme.

Lexo po ashtu:  Gazetari milioner, Blendi Fevziu, provokon Metën: Sa është pasuria e Presidentit? Meta nuk jep asnjë përgjigjie dhe flet përçartë … merret Monika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *