Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 09:30 në Prizren, ka arrestuar një grua pasi që e njejta ka sulmuar fizikisht vjehrrit e saj, duke i bërë për spital.

Përmes raportit 24 orësh, është bërë e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat vjehrrit e saj. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo po ashtu:  Mali i Zi është i treti në botë për nga numri i të infektuarve për një milion banorë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *