Ish presidenti Hashim Thaçi ka qenë shumë më neutral se mbrojtësit e tij ligjorë në fjalën e shkurtër që ka mbajtur para Gjykatës Speciale të Hagës. Me një gjuhë të kujdesshme, ton të qetë dhe të sigurtë, ai ka folur rreth 6 minuta, pa pranuar të hyjë në debatin e hapur nga avokatët, se UÇK-ja nuk ka pasur një drejtim vertikal dhe një zinxhir komandues të përcaaktuar qartë.

Duket se në dy ditët e para të procesit ky ka qenë edhe debati kryesor mes akuzës dhe mbrojtjes. Prokurorët pretendonin se për çdo krim të kryer, si mbi serbët ashtu dhe mbi kolaboracionistët shqiptarë, vendimet merreshin nga maja e piramiddës. Avokatët arguementuan të kundërtën: se Hashim Thaçi nuk ka paasur djeni për shumë gjëra, se vendimet merreshin nga komandantët lokalë, se këta të funddit ishin aq të fuqishëm, sa e e kërcënuan me vdekje nëse firmoste marrëveshjen e Rambouillet, apo se ata nuk e kishin pyetur as kur zëvendësuan komandantin e UÇK-së.

Hashim Thaçi në fjalën e tij nuk ka dashur të hyjë në këtë debat që mund ti garantojë një mbrojtje më të mirë personale, por i kris aureolën e liderit të padiskutueshëm të luftës. Duke folur këtë të martë para Gjykatës Speciale ai dha disa mesazhe që ndërthurnin edhe mbrojtjen vetjake dhe përmasën e udhëheqësit të shtetit.

Mesazhi i parë
Ai qe për gjykatësit me nëntekstin ju jeni këtu se e kam votuar unë ngritjen e këtij tribunali. “Kur Dick Marty, para 13 vitesh mbushi mediat me akuza të sajuara për trafik organesh unë i kerkova bashksise ndërkombetare të hetonte në mënyrë të pavarur. Ata me thanë qe duhet një gjykatë speciale…” kujtoi ish presidenti.

Mesazhi i dytë
Hashim Thaçi e filloi fjalën e tij me shprehjen: “Nuk mund të kërkoni drejtësi për viktimat, duke akuzuar të pafajshmit për drejtësine e kërkuar”.

Pra nga njëra anë ai e praanon sse gjatë luftës ka pasur viktima, por duke qenë e ka prononcuar para kësaj gjykate se është i pafajshëm, ai pretendon se dënimi i tij dhe atyre që janë ulur në bankën e të akuzuarve nuk përbën ddrejtësi.

Lexo po ashtu:  Vizitorë të shumtë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në Muzeun e Arsimit në Korçë

Mesazhi i tretë
Prokurorët gjatë leximit të aktakuzës iu referuan si dëshmive të ish luftëtarëve të UÇK-së që kanë shkruar memuaret e tyre të mëvonshme me heroizma dhe legjenda, po ashtu edhe shkrimeve të mediave kundërshtare me Thaçin që e akuzonin atë për krimet e ndodhura. Për ish presidentin si te ata që shanin, si te ata që rrihnin gjoksin ka pasur shumë mjegullnajë. “Si në çdo shoqëri edhe tek ne, jo çdo bashkëluftëtar i luftës ka qenë edhe bashkëmendimtar në proceset politike të pasluftës. Në raste jo të pakta, ambicia, interesat, egoja tejkaloi të vërtetën dhe realitetin për rrëfimin e UÇK-së”.

Në një përkthim të thjeshtëzuar kjo i bie se plot njerëz të UÇK-së kane dhënë intervista, janë mburrur se kanë vrarë ose kanë pasur rol, pa qenë asgjë e vërtetë. Prndaj Thaçi tha: “Mbamendja e 25 viteve më parë është e mjegulluar. Spekullimet dhe opinionet po shnderrohen ne fakte”.

Mesazhi i katërt
E vetmja pikë ku Hashim Thaçi foli si shtetar ishte ajo ku la të kuptohej se sakrifica dhe burgosja e tij ia ka vlejtur qoftë edhe me çmimin e rëndë të pranimit të Gjykatës Speciale. Kjo solli një gjë, heqen e barrës ssë rëndë të akuzave mbi Kosovën. “Bota e kuptoi se s’kishte trafikim organesh dhe shtëpia e verdhë s’ka ekzistuar kurrë. Ne sot jemi shfajësuar nga këto akuza. Hoqëm renë e zezë, kjo sakrificë ia ka vlejtur” tha ai.

FALIMI I PLOTE PARA GJYKATES
“Faleminderit për mundësinë që t’iu drejtohem. Sot po nisim një rrugëtim së bashku, drejt së vërtetës dhe drejtësisë. E drejta dhe vërteta janë parime të çmuara për mua. Ndjeje keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte, pavarësisht nga përkatësia. Viktima s’marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Jam i pafajshëm nga të gjitha këto akuza.

Lexo po ashtu:  Ja çfarë bënë Shell me naftën ruse...

Jam gati që të përballem me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen, popullin dhe vendin tim. Rruga drejt lirisë ishte e gjatë dhe e vështirë. Isha student në Zvicër, i strehuar politik kur u masakrua familja Jashari në ‘98-n. Edhe unë u ktheva të ndihmoj vendin tim dhe u bashkova për rezistencë.

Kushdo që do të ishte në vendin tim, do të bënte të njëjtën. Ushtria përbëhej nga njerëz të thjeshtë, që përpiqeshin të shpëtonin familjen e tyre. Ata luftuan e shumë ranë heronj. Mijëra familje i humbën të dashurit nga qindra masakra të forcave serbe.

UÇK-ja përbëhej nga njerëz të thjeshtë, qytetarë që përpiqeshin të mbronin vendin e familjen e tyre. Mijëra familje humbën të dashurit e tyre në qindra masakra. Kundërshtarët tanë ishin ushtria dhe paramilitarët serbë. Si rezistenca paqësore, ashtu edhe ajo e armatosur, kishin synim lirinë, shtetësinë dhe rendin demokratik të Kosovës. Pa atë rezistencë, Kosova nuk do të ekzistonte. Qytetarët e Kosovës nuk donin luftë, ajo iu imponua. Ata bënë atë që do të bënte çdo popull liridashës. Kosova ishte në anën e drejtë të historisë. Sot jam i lumtur që populli i Kosovës jeton në një vend të lirë. Kosova është rrëfim suksesi.

Gjatë këtij procesi ne do të udhëtojmë prapa në kohë dhe ngjarje që kanë ndodhur 20 vjet më parë. Duhet ta keni parasysh që mbamendja 25 vjet më vonë është e mjegulluar. Realiteti po ngatërrohet mes opsioneve dhe agjendave të ndryshme. Spekulimet po shndërrohen në fakte. Inatet politike nuk duhet të kuptohen si fakte në këtë sallë. Këto vlejnë edhe për disa botime e opinione të përshtatura të aktorëve të luftës.

Në raste jo të pakta, ambicia dhe interesat personale tejkaluan realitetin për rrëfimin e UÇK-së dhe vetë historisë së Kosovës. Njerëzit mbajnë mend atë që duan të besojnë se është e vërtetë, por ne kemi një histori faktike. Më vjen keq që nuk do të kemi mundësi të dëgjojmë në këtë gjykatë dëshmitë e sekretares së Shtetit Madeline Albright, sekretarit të jashtëm Robin Kook, senatorit Robert Dole, ambasadorit Richard Holbroke, të shefit të parë të UNMIK-ut në Kosovë, të presidentit Ibrahim Rugova, të Fehmi Aganit, të Adem Demaçit e liderëve të tjerë. Ata do të kishin dëshmuar në emrin tim për atë çfarë kam thënë e bërë gjatë asaj kohe të rëndësishme të historisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Lexo po ashtu:  Coronavirusi i Kinës: Lajmet e rrejshme që u përhapen në internet, përfshirë edhe ato për origjinën e virusit

Ne besuam në veten tonë për të qenë të lirë. Të gjithë në Kosovë e dinim gjatë gjithë kohës, se pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare dhe të SHBA-së nuk do të ishim të lirë dhe të pavarur. Ne kemi mbështetur drejtësinë, sidomos atë ndërkombëtare. Kur raporti i Dick Martyt mbushi titujt e mediave ndërkombëtare me akuza të sajuara për trafikim organesh nga UÇK-ja dhe nga unë, unë menjëherë i kërkova bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare tha se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë për akuzat për trafikim organesh. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi, se nuk kishte trafikim organesh dhe Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë që ne jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë është hequr. Kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër në fund të këtij procesi.

Unë besoj te Tribunali i Hagës, UNMIK, EULEX, dhe Dhomat e Specializuara. Unë jam intervistuar nga këta mekanizma edhe në cilësinë e dëshmitarit dhe të dyshuarit. Çdo bashkëpunim i imi me të gjithë këta aktorë ndërkombëtarë ka qenë në interes të drejtësisë dhe plotësisht transparent qoftë në Prishtinë apo Hagë. Gjithçka tjetër që thuhet është e papranueshme. Prandaj askush nuk duhet dhe nuk mund ta shkruajë historinë, ky është çmimi i lirisë. Unë besoj në paqe, të vërtetën, pajtim dhe drejtësi. Unë besoj që ky proces do të jetë i drejtë, transparent dhe i shpejtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *