Të gjithë e kanë të domosdoshme të arrijnë një përgatitje profesionale apo të aftësohen një një fushë, për të fituar pse jo edhe njëlloj sigurie apo garance të lirisë personale.

Dhe si rrjedhojë, individi edhe arrin pavarësinë financiare të veprimit dhe jetës. Kurse, përmes profesionit dhe dijes të formësojë edhe personalitetin e vet. Kështu do të zë edhe vendin e vet të merituar në tregun e punës por edhe në përgjithësi në shoqëri. Akoma më kënaqësi është kur njeriu ka ambicje të bëhet pjesë e botës akademike apo kulturore.

Në mesin e të rinjve me vizion dhe dëshira për ta zhvilluar dhe realizuar akoma më shumë vetveten është edhe Adelina Bega-një artiste virtuoze e cila nivelin e saj e ka dëshmuar para pak kohësh edhe me kurorëzimin me sukses të studimeve të saj në nivelin Master në Fakultetin e Arteve në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Prishtine.

Ajo ka arritur notën apsolute te studimeve, 10, ne Bachelor por edhe në Master. Me 10 e mbrojti edhe temën e diplomës. Për këtë arritje sigurisht është dashur përkushtim i të gjitha halllkave- i saj, i familjes por edhe i stafit akademik.

Lexo po ashtu:  Personazhet që paguhen miliona dollarë për një fjalim

Me rastin e përfundimit të studimeve me sukses të shkëlqyeshëm, Adelina ka shprehur mirënjohje të thellë dhe ka falënderuar të gjithë ata që e ndimuan që ky punim shkencor të përfundojë me sukses.

“Së pari falënderoj profesoreshën Zake Prevlukaj për përzgjedhjen e temës , udhëzimet e frytshme për punë, ndihmë profesionale që më ofroi gjatë gjithë kohës. Falemiderit të gjithë stafit akademik, profesorët të cilët me ligjëratat e tyre më mundësuan që un t’i pëvetësoj këto njohuri rreth artit në përgjithësi, me ç’rast pëzgjedhëm pikërisht temën “Unë dhe arti”.

Falë ligjëratave të frytshme, udhëzimeve dhe vërejteve konkrete ndihmuan që punimi në fjalë të merr formën e duhur”, thotë Adelina. Ajo u është mirënjohëse edhe komisionit për vlerësimin korrekt, por edhe familjes për përkrahje morale, materiale si dhe për kohën që i ka kushtuar asaj.

Tahir Shabani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *