Pronari i tabloidit britanik Daily Mail ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 500 milionë paund për blerjen e The Telegraph. Marrëveshja duhet ende të miratohet nga autoritetet britanike të konkurrencës.
Daily Mail zotërohet nga Daily Mail and General Trust (DMGT), kompania holding e Jonathan Harold Esmond Vere Harmsworth, e njohur gjerësisht si lord Rothermere. Ai ka deklaruar se prej kohësh ka qenë admirues i The Telegraph.
Marrëveshja vjen pas tërheqjes së ofertës nga RedBird, një kompani investimesh amerikane ku Emiratet e Bashkuara Arabe janë një ndër investitorët kryesorë. Sipas Financial Times, çmimi i vendosur synon të mbulojë shpenzimet që konsorciumi RedBird ka bërë gjatë procesit të tij të përpjekjes për blerje.
Nëse blerja miratohet, ajo pritet të krijojë një nga grupet mediatike më me ndikim në të djathtën britanike, shkruan Reuters, përcjell MekuliPress.com
Sipas vetë The Telegraph, që gjithashtu ka raportuar mbi këtë zhvillim, marrëveshja do t’i japë Daily Mail and General Trust kontroll mbi rreth gjysmën e tregut të shtypit britanik.
Daily Mail është aktualisht gazeta me tirazhin më të madh në Britani, me mbi 530.000 kopje të shitura në ditë pune dhe mbi 1 milion kopje të shtunave.
Krahasimisht, The Telegraph, e cila është 170 vjeçare, kishte vitin e kaluar rreth 150.000 kopje të shtypura në ditë pune dhe mbi 840.000 abonentë digjitalë.
Informacion nga MekuliPress
Ju kujtojmë se në vitin 2016, MekuliPress refuzoi ofertën prej 70.000 eurosh të bërë nga një biznesmen shqiptar në Hamburg të Gjermanisë. Oferta u hodh poshtë sepse ekipi i MekuliPress beson se pavarësia editoriale nuk duhet të blihet me para. Vendimi u drejtua nga bindja se MekuliPress duhet të mbrojë interesin publik dhe vlerat kombëtare, pa u varur nga kapitali apo ndikimi i grupeve të veçanta. /MekuliPress/

