“Protesta e kosovarëve”, Kur mediat marrin rolin e policit politik
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Gazetaria shqipe është me plot dezinforamata e me ngarkesa ideologjike. Media shqipe është është aktor politik. Gazetarët shqiptar, mentaliteti i tyre, të menduarit e tyre, bindja e tyre është e rrethuar nga zingjirët e të burgsurit prej skllavi.
Gazetarët shqiptarë nuk janë të lirë, nuk janë të shkolluar e nuk kanë guximin të vetëmendojnë e as të vetëgjykojnë; Për gazetarët shqiptarë mendon e gjykon “dikush tjetër”. Flet dikush tjetër e shkruan dikush tjetër në vend të tyre; Mu sikurse në feudalizëm. Gazetarët shqiptar “duhet” të mendojnë e të shkruajnë ashtu, mu ashtu, siq u thotë feudali i tyre, shefi, padroni, ambasada dhe e ideologjia e atyre.

Pse e them këtë e pse mendoj kështu, të nderuar lexues?
E them këtë fakt sepse këta po manipulojnë e po shqpifin edhe me ngjarjet historike. Ja si shkruajnë këta gazetarë për demonstratat e popullit shqiptar e për rezistencën aktive të studentëve shqiptar me rastin e 1 tetor 1997:
- “Protestat e 1 tetorit të vitit 1997 kanë luajtur rol të madh në atë se si sot është formuar shoqëria kosovare. Kanë kaluar 24-të vite qëkur studentët e Universitetit Paralel asokohe të Prishtinës protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme.”
- “U organizuan kosovarët për protestë”, etj., etj.,
Pyetje për ju, të dashur lexues:
- Protestat dhe rezistenca e shqiptarëve në ish-Jugosllavi kundër okupimit serb na paska qenë luftë për të “formuar shoqërinë Kosovare” apo luftë për të mborjtur identitetin dhe lirinë e popullit shqiptar nga pushtuesi serb/jugosllav?
- Protestat aktive të studentëve shqiptarë kundër dhunës dhe okupimit serb/jugosllav na qenkan organizuar “për të drejtat e njeriut kosovar” apo për të drejtat e njeriut shqiptar, në radhë të parë, e gjithsesi, edhe të njeriut. Apo jo?
- Pak, shumë pak, e fare pak, përmendet nga këta gazetarë të paarsimuar se ishte dhuna Serbe si shkak e si arsye e daljes në protesta të studentëve shqiptarë. Zhgënjyese a? Kapituluese, apo jo?
Të nderuar lexues,
Populli shqiptar, tani sipas gazetarëve të Prishtinës dhe Tiranës, po na zbërthehet në “njeriun kosovar”!
Pse po e rehabilitojnë mediat Serbinë para syve tanë? Përse po i pengon medias shqipe aq shumë shprehja, “shqiptar”?
Përse mundohen ta fshehin nga kujtesa kolektive faktin se ishte populli shqiptar ai që u shtyp nga Serbia e vitit 1887 -1999 dhe, se është pikërisht elementi politik shqiptar dhe identiteti shqiptar që sot po sulmohet, përbuzet e po ofendohet nga Serbia e vitit 2026.
Mediat, përpos informacionit dhe lajmeve, sot kan marrë edhe rolin e çedukimit, antikulturës e të çarsimit.
Kush po e (ç)edukon e kush po e (keq)informon shqiptarin në hapësirat e ish-Jugosllavisë?
Kjo është pyetja që do përgjigje shkencore, të nderuar lexues.
Pse heshtni?




