Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta
Dikur lepujt kishin bisht të gjatë.

Një ditë një lepur po bridhte rrugës, ku u takua me dhelprën, e cila kishte në gojë një tufë me peshq.
– Si arrite t’i kapësh gjithë këta peshq? – e pyeti lepuroshi.
– Zbrit te rrëkeja, zhyte bishtin në ujë dhe prit atje tërë natën. Në mëngjes, në të gjitha qimet e bishtit tënd do të kesh sasira të mëdha me peshq. Nuk do të të mbetet tjetër veçse të zgjedhësh më të mirët.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Atë natë lepuroshi shkoi të peshkonte te rrëkeja. Fryente erë, bënte ftohtë. Lepuroshi dridhej; nganjëherë fërkonte putrat e vogla njërën pas tjetrës. Nisi dëbora, flokët e saj të bardhë binin mbi turirin e lepuroshit të gjorë.

Kur agoi, lepuroshi ende gjendej te rrëkeja. Atëherë mendoi e tha me vete: “Tani erdhi koha!”

E tërhoqi bishtin për të kapur peshqit, por rrëkeja ishte ngrirë gjatë natës; akulli e mbërtheu fort bishtin e lepurit të gjorë, ndaj nuk mundi të ikën dot. Atëherë e tërhoqi aq fort bishtin e vet të gjatë sa iu këput në rrëkenë e ngrirë.

Lexo po ashtu:  Rregulla të reja në Norvegji për përdorimin e ekranit tek fëmijët – dhe pse edhe prindërit duhet të reflektojnë

Që prej asaj dite lepuroshët e kanë bishtin kaq të shkurtër./MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Pejë, MekuliPress.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *