Njerëzit që e pëlqejnë leximin e dinë se ai nuk sjell vetëm kënaqësi, por në të njëjtën kohë ka efekte pozitive në mendjen tonë dhe në mirëqenien e përgjithshme.

Leximi ngadalëson Alzhaimerin

Sipas studiuesve,  leximi ul nivelin e një proteine të trurit të lidhu me Alzhaimerin. Studiuesit krahasuan të dhënat e 65 personave të shëndetshëm me të tjerë të prekur nga kjo sëmundje dhe vunë re nivele më të ulëta të amyloid në trurin e atyre që kishin lexuar më shumë gjatë gjithë jetës.

Leximi, në fakt, ngadalëson dobësimin nervor

Njerëzit që lexojnë shumë libra kanë më shumë mundësi të kenë një mendje të shëndetshme në moshën e tretë. Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore “Neurology”, mes 300 njerëzve të marrë në studim, ata që kishin lexuar gjatë gjithë jetës kishin shëndet më të mirë mendor. Ndërkohë, ata persona që rrallë kishin lexuar kishin një rënie të aktivitetit mendor 48 për qind më shumë se mesatarja.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Cili është vendi më i mirë për të jetuar dhe punuar?

Leximi përmirëson kujtesën

Studiuesit e Universitetit të Liverpulit kanë arritur në përfundimin se leximi i poezive është i lidhur me kujtesën biografike.

Leximi përmirëson përqendrimin

Për shumë nga ne jeta është e vrullshme, ndërsa e kalojmë ditën duke u marrë me dhjetëra gjëra, shpesh në të njëjtën kohë. Nëse të ka ndodhur ndonjëherë t’i dërgosh email dikujt, ndërsa flet në telefon me dikë tjetër, nuk jeni të vetmit. Megjithatë, kjo rutinë, edhe pse të duket sikur bën shumë punë në të njëjtën kohë, ul produktivitetin. Dhe kjo ka një arsye: mungesa e përqendrimit. Për të përmirësuar përqendrimin, studiuesit kanë një zgjedhje: leximi i librave.

Leximi redukton stresin

Nëse jeni të stresuar, leximi është një nga  zgjidhjet më efektive. Dhe ka kuptim: të zhytesh në lexim, të humbësh mendjen në një libër të mirë, mund të bëjë që, edhe sikur për pak, të harrosh shqetësimet e jetës reale.

Leximi ndihmon kundër depresionit

Shumë studime kanë treguar se leximi mund të ndihmojë njerëzit që kanë probleme me luhatjen e humorit dhe sidomos me depresionin. Edhe në rastet më të rënda, të lexosh librin e dukur ndonjëherë ka më shumë efekt se antidepresantët.

Lexo po ashtu:  Koha e tepërt para ekranit tek fëmijët/ Çfarë duhet bërë?

Leximi ju ndihmon me gjumin

Nëse keni probleme me gjumin, mos shikoni televizor para se të bini për të fjetur dhe mos mbani pranë shtratit asnjë pajisje elektronike. Por para se të flini mund të lexoni disa faqe libri: është terapia më e mirë për gjumin.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *