Ish-zv.kryeministri i Serbisë, psikologu Zarko Korac, ka deklaruar në një intervistë televizive, se Serbia aktualisht mbahet peng nga njerëz që sipas tij vlerësojnë më shumë pushtetin sesa jetën.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Shoqëria nis të ndahet kur shteti, në vend se të mbrojë qytetarët, nis të rrezikojë ata. Robespieri, një revolucionar frëng tha në shekullin e 18-të: çdo ligj që shkel të drejtat e pandryshueshme të njeriut është në themel i padrejtë dhe tiranik, nuk është ligj…Në Valjevë regjimi lëvizi drejt fazë së fundit të mbrojtjes, siç mund të pritej, me dhunë dhe nën pretekstin e mbrojtjes së rendit dhe ligjit. Nga ky moment e më pas, Serbia është peng i njerëzve që vlerësojnë më shumë ligjin sesa jetën. Refuzimi për të thirrur zgjedhje të parakohshme është një shenjë e sigurtë se Partia Progresive Serbe nuk ka një shumicë. Kjo agoni e rrezikshme, e cila zgjat me muaj, ka kaluar deri më tani pa jetë njerëzore. Por sa do të zgjasë kështu?
ka thënë ai.
