Miliona euro do të përdorën për shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës, të cilat tash e tutje do të përdorën nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Në të parën do të ndërtohen poligone taktike për shërbim të ushtarëve të FSK-së, e që pritet të jetë me standarde të NATO-s dhe SHBA-së.

Kjo u bë e ditur përmes një konference për media të mbajtur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ai i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ministri Mehaj tha se për ndërtimi i poligoneve do të bëhet edhe në bashkëpunim me partnerët strategjik, NATO-n dhe ShBA-në, ndërsa do të jetë në dispozicion edhe për ushtarët paqeruajtës në Kosovë.

“Kjo formë e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive tregon, që mundëson integrimin sa më të shpejtë në NATO. Synim i joni është rritja e kapaciteteve të FSK, andaj këto dy investime do të jenë në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik. Kjo garanton që forca jonë do të ketë të gjitha kapacitetet për të kryer ushtrime te saja. Poligone taktike në Babaj të Bokës do të ndërtohen sipas standardëve të NATO-s dhe SHBA-së. Këto poligone taktike nuk do të jenë në dispozicion vetëm për ne por edhe për partnerët tanë strategjikë”, tha Mehaj.

Lexo po ashtu:  Zbardhet vendimi i Kushtetueses/ Për 40 ditë Kosova në zgjedhje

“Në vitin 2023 kemi kryer shpronësimet për arsye strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes. Deri më tani janë kryer 9.4 milionë euro pagesa. Pas kryerjes së pagesave, kemi bërë kërkesë tek Agjencia Kadastrale që pronat e shpronësuara t’i kalojnë Qeverisë për nevojë të Ministrisë së Mbrojtjes. Pothuajse të gjitha pronat janë bartur në emër të Qeverisë”, ka thënë ministri Aliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *