Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur tubim në Kaçanik.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareKurti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se qeverisjet e vjetra e kanë ndarë e përçarë popullin, ndërsa i kanë bashkuar të korruptuarit e kriminelët.
“Qeverisjet e vjetra e kanë ndarë e përçarë popullin, ndërsa i kanë bashkuar të korruptuarit e kriminelët. Që nga paslufta nuk ka qenë asnjëherë kaq e vështirë gjendja ekonomike.

Porse tash erdhi dita, populli ynë kurrë nuk e ka pasur më të lehtë ndryshimin që i duhet dhe e don.
Data e ndryshimit është 6 tetori, numri i ndryshimit është 126, kurse emri i ndryshimit është Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Kurti.
