Ndërsa shqiptarëve u përgatitet një taksë më e lartë mbi pronën, qeveria parashikon t’u falë për 10 vjet taksën e pronës resorteve luksoze me 5 yje

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Në kulmin e revoltës kundër projektit të Zvërnecit, kur mijëra qytetarë protestojnë prej javësh me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”, qeveria e Ramës po hedh një propozim që konfirmon shqetësimin e qytetarëve, se kryeministri nuk e mbron investimin se do të sjellë zhvillim ekonomik, por se ai është i interesuar t’i dhurojë një biznes tjetër fitimprurës familjarëve të Donald Trump.

Projektligji i ri “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” i propozuar nga Ministria e Financave parashikon kalimin nga taksimi sipas sipërfaqes në taksimin sipas vlerës së tregut të pronës. Vetë qeveria e pranon se objektivi është rritja e të ardhurave për bashkitë, nga rreth 0.28% e PBB-së aktualisht, në 0.7 deri në 1% të PBB-së.

Me pak fjalë, qëllimi i këtij projektligji është që të mbledhë më shumë para.

Lexo po ashtu:  Koronavirusi, vdes mjeku italian, ishte në krye të luftës kundër epidemisë

Por ndërsa synon të rrisë të ardhurat nga taksa e pronës, i njëjti projektligj ruan një përjashtim të plotë për një kategori shumë të veçantë biznesi: resortet dhe hotelet me katër e pesë yje me status special dhe markë ndërkombëtare.

Neni 10, pika “ç”, parashikon se këto struktura, së bashku me parcelën ku ndërtohen, përjashtohen nga taksa e pronës për një periudhë 10-vjeçare.

Dhjetë vjet pa taksë prone.

Është e vështirë të mos vërehet koha kur vjen ky përjashtim. Qeveria po përgatitet të miratojë projekte turistike luksoze në Zvërnec, të lidhura me dhëndrin e Trump, Jared Kushner.

Për investitorët miliarderë të hoteleve të luksit po krijohet një lehtësi fiskale e konsiderueshme.

Por në teori qeveria thotë se këto investime do të sjellin përfitime për të gjithë. Vetë Edi Rama e ka mbrojtur disa herë këtë model.

“Resortet luksoze janë ato që sjellin të ardhurat më të larta në ekonomi nga turizmi”, deklaroi ai pak ditë më parë.

“1 euro që hyn në një resort luksoz, shoqërohet me 1.6 deri në 2 euro që hyjnë në ekonominë lokale të atij vendi”, shtoi kryeministri.

Argumenti është i njohur: investimi i madh prodhon një efekt zinxhir. Turistët konsumojnë, bizneset përfitojnë, ekonomia rritet dhe përfiton edhe shteti.

Lexo po ashtu:  Erdogan: NATO për herë të parë regjistroi grupet PKK/PYD/YPG dhe FETO si terroriste

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com