Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Kryeministri Edi Rama, nuk tërhiqet nga plani për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe projekti i ndërtimit të një godine të re në truallin e tij.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama kur u pyet për këtë çështje dhe paralajmërimin e Presidentit Meta për një padi në Kushtetuese, tha se kushdo ka të drejtë të ketë opinionet e tij, por në fund vendos shumica, që në rastin konkret është mazhoranca dhe PS që kanë vendosur ta shembin.

“Është një proces për të cilin jam shprehur. Ajo godinë duhet shembur dhe Shqipëria duhet të ketë një teatër të ri kombëtar të denjë për këtë emër. Mezi pres të shoh teatrin e ri kombëtar. Të gjithë kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre por në fund vendos shumica. Ne jemi shumica dhe e kemi marrë këtë vendim. Nuk shoh sesi pakica mund të imponohet në vendimmarje”, – tha Rama.

Lexo po ashtu:  SHKUP/ Grubi: Skandaloze, dënohen dy shqiptarë me 19 vite burgë, ndërsa vrasësi i Almirit me 6 vite. Drejtësi e korruptuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *