Kim Jong-nam, gjymë vëllai i liderit korano verior, Kim Jong-un, ka qenë një informator i shërbimit amerikan të inteligjencës, CIA.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Lajmi përcillet në gazetën “Wall Strret Journal” që citon një persona që ka patur dijeni për çështjen në fjalë.
Sipas këtij burimi, Kim Jong-nam udhëtoi drejt Malajzisë në shkurt të vitit 2017 për të takuar kontaktin e tij të CIA-s, ndonëse ky mund të mos ketë qenë qëllimi i vetëm i atij udhëtimi. Megjithë këtë implikim, zyrtarë të ndryshëm të shërbimeve amerikane pohojnë se Jong-nam nuk ishte në gjendje që të ofronte hollësi apo sekrete për regjimin e Phenianit që drejtohet nga i vëllai i tij, Kim Jong-un.

Të njëjtat burime pohojnë se Jong-nam ka qenë në kontakte edhe me shërbime të tjera përfshirë ato kineze, mesa duket në përpjekje për të marrë mbështetje për ambicien e tij për drejtimin e vendit pas vdekjes së ish-liderit, Kim Jong-il.
Ai u vra në vitin 2017 në Malajzi nga dy femra që i hodhën VX në fytyrë, një armë kimike e ndaluar. /www.mekuliPress.com/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress




