Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për çështjen e nxehtë të sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe ndikimin rus në këtë rajon, në një samit që po zhvillohet në Azerbajxhan me temë “Nje Europe ne Ndyshim dhe Siguria ne Ballkanin Perendimor”. Ai ka sjellë në vëmendje deklaratat e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për mbrojtjen e sovranitetit të vendit të tij por dhe Kosovës dhe tha se kjo është “të mbash konfilktin të ndezur”.

Ndërkohë që theksoi se një çështje për ndryshimi e kufijve do “hapte kutinë e Pandorës” në rajon.

“Unë besoj se pavarësisht të madh që ka bërë rajoni në procesin e integrimit ende për sa i përket sigurisë do thosha se është shumë larg pozivionit ku duhet të ishte. Disa prej arsyeve janë plagët e pashëruara të konflikteve të fundit dhe fantazma e ultranacionalizmit, të pranishme që e mbajnë pezull konfliktin.

Së dyti një ndikim i fortë rus në rajon, krimi i organizuar në nivelet më të larta në lidhje me pushtetet autokratike.

Lexo po ashtu:  Vetëvendosje:"Jemi të gatshëm dhe superiorë"

Tre vjet më parë Presidenti i Serbisë vizitoi veriun e Kosovës. Tre ditë në çdo takim ai u shpreh hapur se Serbia do zgjerohet do bëhet më e madhe. I njëjti president u betua para dy javësh para parlamentit duke u zotuar se do mbronte sovranitetin e Serbisë përfshirë Kosovën, kjo do të thotë që konflikti të mbahet pezull. Nëse qëndron kështu, ti e mban konfliktin të vazhduar.

Nëse atje shkojnë armë ruse e kineze në atë kohë që Serbia kërcënohet nga askushi, mendoj se kjo që po ndodh është shqetësuese. Një marrëveshje mes Serbisë e Kosovës është jetësore. Një iniciativë ka shkuar kot e ka dëmtuar procesin, ka qenë iniciativë për të ndryshuar kufijtë, për të bërë ndryshim kufijsh me vija të pastra etnike, për shkak të tre komunave serbe e tre shqiptare në jug të Serbisë. Por një projekt i tillë i mbështetur nga rusët do hapte kutinë e Pandorës për rajonin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *