Nga MekuliPress

Retorika e despotit rus Vladimir Putin të kujton retorikën e ultranacionalisttit serb, Sllobodan Millosheviq. Putin në fjalimet e tij po përdorë të njëjtën strategji retorike sikurse Millosheviq. Ai sot e sulmon perëndimin dhe popullin ukrainës mu ashtu ashtu siq e sulmoj dje Millosheviq perëndimin dhe shqiptarët në ish-Jugosllavi.

Despoti Putin tha sot se Rusia nuk donte të pushtonte Ukrainën, por se Rusia “nuk kishin zgjidhje tjetër” përveçse të fillonin atë që ai e përshkruan si “një operacion special ushtarak” – këto fjalime propagandistike i kemi të freskëta që nga koha e Millosheviqit.

Këto fjalë propagandistike i sjell agjencia e lajmeve ruse, e kontrolluar nga pusheti rus, RIA, ashtu siq i sjellte fjalët e Millosheviqit media serbe dhe agjensia e lajmeve jugo-serbe TANJUG.

Ai gjithashtu pretendon se Ukraina “brenda një kohe të shkurtër” mund të kishte pasur armë bërthamore dhe se Ukraina, me mbështetjen e Perëndimit, kishte planifikuar agresion kundër Rusisë. Por Putin nuk jep jep prova për këtë “plan të përendimit”, shkruan MekuliPress.com

Lexo po ashtu:  Kur nisesh të kontrollosh, jo të rregullosh

Sipas despotit rus, lufta në Ukrainë po shkon ashtu “siç është planifikuar” dhe do të përfundojë ashtu, premton Putin. Por inteligjenca perëndimore, nga ana tjetër, është shumë e qartë se ushtria ruse nuk ka pasur përparimin që prisnin në Ukrainë, sqaron e pavarura MekuliPress.

Ai më tej akuzon Perëndimin për ambiciet “për të cilat i gjithë planeti duhet të paguajë” dhe thotë se sanksionet nga vendet perëndimore janë shumë dritëshkurtër.

– Ata do të kishin vendosur sanksionet gjithsesi. Perëndimi donte vetëm një arsye për të sanksionuar Rusinë, mendon Putin, dhe e quan edhe një herë Perëndimin një “perandori të gënjeshtrës”.

Ai i krahason sanksionet perëndimore me antisemitizmin dhe persekutimin e hebrenjve në Gjermani në vitet 1930, duke përdorur fjalën “pogrom”, e cila përshkruan sulmet e dhunshme ndaj hebrenjve dhe pakicave të tjera etnike. Është interesente të ceket se Putini përdorë të njëjtën retorikë e të njëjtat shprehje sikurse Millosheviq, kasapi i Ballkanit, shkruan MekuliPress. Edhe propaganda serbe e përdorte, dhe akoma e (keq)përdorë, fjalën “pogrom”.

Lexo po ashtu:  Lista Serbe: Do ta pyesim Vuçiqin se a do të marrim pjesë në zgjedhje

Për më tepër despoti Putin beson se qëllimi i Perëndimit është që Rusia të mos jetë një vend i fortë dhe i pavarur. Por ata nuk do të kenë sukses në këtë, thotë ai.

Retorikën e luftës po e dëgjojmë sot edhe nga Vuciq, por nuk e dimë nëse këtë retorikë po e dëgjon e po e kupton edhe kryeministri shqiptar në Tiranë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *