Pas disa muajsh ndërprerje, kanë rinisur fluturimet në Aeroportin e Kukësit, me 4 destinacione në 3 shtete nga kompania WizzAir. Fillimisht fluturimet do të jenë 2 herë në javë, ndërkohë që sipas kryeministrit Edi Rama përveç Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë, synohet që të mundësohen fluturime edhe me Anglinë.

Kreu i kompanisë WizzAir tha se çmimet e ofruara nga kompania janë të ulta. Ndërkohë që, Rama u ndal edhe të punësimet që ofron aeroporti, duke theksuar se së shpejti do të hapen thirrjet për 500 të rinj.

Kryenimistir risolli në vëmendje edhe palnet për investimet në aeroporitn eRinasit, duke mundësuar edhe fluturime transoqeanike, ndërsa ripërmendi planet e sektorit, për ndërtimin edhe të aeroprotit të Vlorës dhe atij të Sarandës, pavarëishts e për këtë të fundit gara e partneritetit publik-privat ka dështuar 2 herë.

Lexo po ashtu:  Prodhuesit e Kosovës kundër Shengenit rajonal, Kurti: “Bashkëpunim i plotë tregtar me Shqipërinë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *