Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Në komunën arbëreshe San Paolo Albanese do të mbahet me datat 26-27 shtator “Festivali i Rrënjëve të Vjetra”.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ky është i dyti vit radhazi që mbahet një festival i tillë, ku ndër të tjera të rinjve u ofrohen në dy ditë kurse për mësimin e zejeve tradicionale dhe për përdorimin e instrumente tradicionale muzikore.

Gjithashtu gjatë në programin dyditor është parashikuar që për pjesëmarrësit të ofrohen edhe vizita me shoqërues në Muzeun e Kulturës Arbëreshe.

Në edicionin e parë të këtij festivali, u vlerësua komunikimi që ky festival realizoi mes brezave, të cilët u lidhën nga interesat e përbashkëta mbi muzikën, teknikat e ndërtimit dhe përdorimin e instrumenteve të traditës popullore, ku patën rastin të diskutojnë dhe shkëmbejnë përvojat personale. /diasporashqiptare/

Lexo po ashtu:  Amerika po shqyrton mundësinë e ndalimit të TikTok’ut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *