Këngëtari August Alsina pohoi më herët se ka pasur një lidhje dashurie shumëvjeçare me aktoren Jada Pinkett Smith dhe burri i saj Will Smith jo vetëm që e dinte, por u kishte dhënë leje.
Breaking silence: August told Angela Yee during their interview that he usually wouldn’t discuss the affair, but he’s ‘lost money, friendships, relationships’ over the rumors

Ky lajm bëri xhiron e rrjetit, ndërsa një zëdhënës i Jada-s mohoi pretendimet për Page Six, duke i quajtur ato “absolutisht jo të vërteta” .
Për të sqaruar të gjitha lajmet që po qarkullojnë prej ditësh, Jada dhe Will Smith u ulën përballë njëri-tjetrit në “Red Table Talk”, duke diskutuar gjithçka që kishte ndodhur asokohe.
Çifti, i cili është martuar që prej vitit 1997, pohoi se po kalonin një periudhë të vështirë së bashku dhe pavarësisht se me letra ishin bashkë, ata ishin ndarë.

Jada tregoi se po merrte kohën e duhur për të rikuperuar veten ndërsa Will ndihej i lodhur nga partnerja.
Siç u tha në “Page Sig”, partnerja e aktorit u njoh me këngëtarin August Alsina në gusht të vitit 2015, pasi i prezantoi djali i çiftit, Jaden.
Jada pranoi se kaloi shumë kohë pranë Alsina-s dhe madje shijuan pushimet së bashku, duke konfirmuar se ata kishin pasur edhe një lidhje dashurie.
Mirëpo, në asnjë moment Jada dhe Will nuk pranuan se ky i fundit ishte në dijeni të lidhjes dhe kishte dhënë miratimin e tij.
Çifti u shpreh se nuk i detyroheshin askujt shpjegime për jetën personale, mirëpo ky rrëfim duhej për të qartësuar zërat që po flisnin prej kohësh.

Lexo po ashtu:  Meghan Markle: Jam ndjerë e pambrojtur nga familja mbretërore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *