Zjarret pyjore në Ukrainë janë shpërndarë vetëm rreth një milje larg impiantit bërthamor të Çernobilit.

Këto zjarre tashmë kanë mundësi që t’i afrohen vendit me mbetje radioaktive, sipas aktivistëve, derisa më shumë se 300 zjarrfikës po bëjnë çmos që t’i përmbajnë flakët.

Në një video të postuar nga një operator në Chernobyl shihen flakët dhe një re e madhe tymi derisa ngritet brenda asaj që duket si strehuesi mbrojtës mbi karabinën e reaktorit nuklear të 4 të Njësisë së Chernobylit, vendi ku kishte ndodhur katastrofa më e rëndë nukleare në histori, shkruan The Guardian.

Yaroslav Yemelianenko, shkroi se zjarri kishte arritur qytetin e braktisur të Pripyatit dhe ishte vetëm dy kilometra larg nga impianti bërthamor dhe nga vendi i mbetjeve radioaktive të Pidlisynt.

“Situata është kritike. Zona po digjet,” shkroi ai në Facebook ku ndau edhe një video të zjarreve.

Shërbimet emergjente të Ukrainës gjatë ditës së hënë thanë se zjarri ishte “i vështirë” por bënë thirrje për qetësi, dhe të mos dëgjonin mesazhet “apokaliptike” të njerëzve.

Lexo po ashtu:  Gjuajtje me armë, plagosje e vrsje, kjo është Prishtina e kaubojëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *