Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Zv. Ambasadori rus në OKB, Dmitry Polyansky ka deklaruar se përpjekja e Ukrainës për të përjashtuar Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është e kotë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Të gjithë njerëzit normalë e kuptojnë se ky skenar do të jetë i mundshëm vetëm nëse OKB shpërbëhet dhe krijohet një e re. si Zelenskiy ashtu edhe i dërguari i Ukrainës në OKB po harxhojnë frymën kot duke deklaruar kohë pas kohe se Rusia nuk ka të drejtë për të patur një vend në Këshillin e Sigurisë së OKB-së, se ne e morëm padrejtësisht atë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Kjo është tërësisht pa kuptim, e kemi shpjeguar dhe edhe zyrtarët e OKB-së kanë dhënë sqarimet përkatëse, ka thënë ai.

Diskutimi në fjalë lidhet me fjalën e mbajtur nga presidenti ukraians para OKB-së, sipas palës ruse në kundërshtim me praktikën e organizatës, fjalim në të cilin Zelenskiy kërkoi që Rusia të përkufizohet si shtet terrorist.

Lexo po ashtu:  Wisner: Ardhja e Donald Trump mund të eksplorojë ndarjen e Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *