Balanca e fuqisë në Mesdhe ka ndryshuar. Të paktën këtë mendon ish-kreu i Forcave të Armatosura të Italisë, admirali Luigi Binelli Mantelli.

2Rusia është fuqia detare dominues në Mesdhe, e ka fituar këtë rol në terren. Rusia do të kërkojë të ndërtojë një bazë detare në Libi dhe ka një bazë të avancuar në Siri”, ka deklaruar Mantelli në një intervistë për EuObserbver.

Sipas tij mjetet që sigurojnë këtë epërsi janë dy fregata modern, dy nëndetëse dhe një destrojer, të gjitha të pajisura me sisteme raketore ujë-ajër dhe të stacionuara në vijimësi në Mesdhe. Ai ka shtuar se edhe Turqia po rrit peshën e saj në zonë dhe se “kohët e arta” të Perëndimit kanë perënduar me kohë. Një pohim ky që duket disi i nxituar.

Lexo po ashtu:  Vuçiq falënderon protestuesit në Jarinjë e Bërnjak: Serbia është me ju, gjithçka që kemi, e kemi sepse luftuam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *