Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Sipas statistikave të fundit, të vitit 2020, në Gjermani aktualisht jetojnë 921,419 shtetas të vendeve nga shtetet e Ballkanit.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Numrin më të madh të kësaj shifre pa dyshim se e përbëjnë shtetasit e Kosovës, me 236.937 persona.

Në vendin e dytë janë shtetasit serbë, me 226,048 persona, ku këtu hyjnë edhe mërgimtarët shqiptarë nga Presheva dhe Medvegja.

Më pas radhiten qytetarët nga Bosnjë e Hercegovina, me 209,295 persona.

Shtetasit nga Maqedonia Veriore zënë vendin e katërt me 118,580, ndërkohë që ata të Shqipërisë janë 70,119 persona, sipas këtij regjistri,

Por, duhet theksuar se numri i vërtetë i këtyre shteteve të lartpërmendura është shumë më i lartë në Gjermani, sepse shumica e mërgimtarëve kanë marrë nënshtetësinë gjermane dhe po ashtu fëmijët e tyre të gjithë janë me nënshtetësi gjermane. Sipas raportimeve thuhet se janë mbi 500 mijë shqiptarë që jetojnë në këtë vend.

Lexo po ashtu:  Ka shpresë/ KE iu shkruan vendeve të BE-së: Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *