Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon një diplomat të lartë rus sipas të cilit propozimi në fjalë nuk adreson shqetësimet e Moskës për shkaqet e konfliktit. Diplomati në fjalë është zv.ministri Sergei Ryabkov që është shprehur se SHBA dhe Rusia nuk kanë qenë në gjendje deri më tani të eleminojnë dallimet të cilat presidenti Vladimir Putin i ka ngritur dy javë më parë.

Shenjat e para se Rusia nuk ishte dakord me propozimet amerikane u dhanë nga Putin që nuk u shpreh për negociatat e Riadit, mandej pati vetëm dy telefonata dhe asnjë takim të nivelit të lartë. Në thelb Putin ka kërkuar që Rusia të heqë dorë nga ambiciet për të hyrë në NATO, Rusia të kontrollojë tërësisht rajonet që pretendon dhe ushtria ukraianse të kufizohet. Është një lloj Versaje për Kievin.

Aktualisht nuk ka asnjë mundësi efektive për një paqe të afërt dhe që këtu mbetet për t’u parë se çfarë alternative do të ketë SHBA në kushtet kur zhurma e madhe e diplomacisë personale të Trump po përballet me refuzim.

Lexo po ashtu:  Nga sot: Deri në 12 vjet burgim e 8 mijë euro gjobë për ata që s’i respektojnë masat