Jemi duke punuar me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kancelaren Merkel për të forcuar negociatat e vazhdueshme mbi Buxhetin Europian Shumëvjeçar dhe Fondin e Rimëkëmbjes, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli në Twitter, pas takimit të tij përmes video-konferencës me dy lideret.

”Është një javë e rëndësishme: Parlamenti Europian është i bashkuar për të arritur një përgjigje të shpejtë dhe ambicioze për të mirën e të gjithë qytetarëve europianë”, tha Sassoli.

”Ne do të vazhdojmë përpjekjet mbi Fondin e Rimëkëmbjes si edhe për aspektet pozitive dhe kritike të tij”, theksoi ai. Kancelarja Merkel pranoi se ”diskutimet u zhvilluan në një atmosferë shumë konstruktive”.

Lexo po ashtu:  Haxhiu: Apeli mos ta legjitimojë procesin e noterisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *