Sekretari i sindikatës së KEDS-it, Rashit Gashi, i është përgjigjur nënkryetarit të kësaj sindikate, Fehmi Pajazitit, pasi para pak dite tha se Gashi është larguar nga puna për shkak të mospërmbushjes së detyrave. Postimi i plotë i Gashit në Facebook:KEDS!
Kompani kjo, e cila përdorë çdo mjetë për të joshur, ‘kërrcnëuar’, linçuar e shantazhuar Sindikalistë dhe për të shuar zërin Sindikalë.

Shihni ju kolegë të dashur, qytetarë e gazetarë.

Të gjitha ato që i thashë më lartë, më kanë ngjar apo ndodhur për 7 vite sa isha ne KEDS, por asnjëherë nuk u nënshtrova dhe në fund e pësova.Ditë më parë, një koleg i imi, i ‘ashtuquajturi’ nënkryetar në Federatën e Sindikatave, Fehmi Pajaziti, pa turpësishtë gënjeu duke u munduar të denigroj përsonalitetin tim. Më habiti shumë i babëzia e këtij të ashtuquajturi nënkryetar dhe nuk isha në gjendje ta kuptoi tërë atë mllef dhe ato gënjeshtra ndaj meje, kur bashkë kishim punuar mbi 5 vite në Federatë/Sindikatë.Sot, i dolën të palaratë në shesh sepse kolegët e mi, të cilët sa më shumë po i ‘shtërngojnë’ aq më shumë po i ‘lirojnë’ të shprehen ndryshe.

Lexo po ashtu:  Raporti i policisë: 6% e grave të dhunuara në Itali janë shqiptare

Dhe ja, ky është komunikimi me njërin nga ta rreth 11 minuta, dhe faktet që mi dërgoi dhe të cilat po i shtroj në form pyetje për KEDS dhe ‘Telallët’ e tyre të maskuar në petkun prej Sindikalisti:1. A ka ndodhë ndonjëherë një rast i tillë, të investoni dikun kaq shumë shtylla, rrjetë e trafo ndoshta te një konsumatorë që NUK ka shpenzim të energjisë fare?
2. A ka ndodhë ndonjëherë t’i ofroni shërbim dikujt që NUK ka kërkesë fare?
3. A ka ndodhë ndonjëherë, t’i ofroni shërbim dikujt që NUK ka Pëlqim Parimor?
4. A ka ndodhë ndonjëherë, t’i ofroni shërbim dikujt që NUK ka Pëlqim Elektroenergjetik?
4. A ka ndodhë ndonjëherë t’i ofroni shërbim dikujt që NUK ka aplikuar për Zgjidhje Teknike?
5. A mos është jashtë standardi, kablli ajrorë mbi rrugë?
6. A ka ndodhur ndonjëherë, t’i ofroni shërbim dikujt që NUK është i regjistruar si Konsumatorë, me njësin e prishjeve/rrjetit për raste emergjente, e cila ekip i ka kryerë punët në këtë vend e jo me ekipet e Mirëmbajtëjes, nënkontraktorët për investime apo nënkontraktorët për Lidhje të Reja?
7. Në raste si ky më lartë, a do të duhej të i kryente punët një kompani jashtë KEDS?
8. Sa kërkesa keni nga qytetarët për L.RE vetëm për një shtyllë që presin me muaj, a janë me mijëra?
9. Sa punëtorë janë penalizuar, u është shkëputur kontrata, kanë marrë mas disiplinore e iu është ndrruar vendi i punës vetëm për një shtyllë që kanë dërguar një nevojtari apo kanë tejkaluar një pëlqim parimor dhe asgjë më shumë?
10. A është ky standard i dyfishtë, për dikë ‘njerkë’ e diken ‘nënë’?

Lexo po ashtu:  U zhduk pak ditë më parë nga Kosova, u gjet e përdhunuar në Kukës, detaje nga rasti i 20 vjeçares me nevoja të veçanta

Çdo koment tjeter është i tepërt. ‘Ndoshta’ unë NUK mbaj mend për 7 vite sa jam punëtor aty, që dikujt i kanë ofruar kaq shërbim të madhë me vlerë mbi ‘5mijë’ e jashtë çdo standardi, madje, madje duke shkelur të gjitha normat teknike e morale!!!
Nëse, ju kolegë të dashur, jeni në dijeni se ka ndodhur edhe ndonjë përsoni të i kryejnë kaq shërbim në këtë form, më demantoni ta tërheq këtë deklarim nëse keni, por mos komentoni ju lutem me sqarime sepse ju hakmirren. I ashtuquajturi nënkryetar që bëhet avokat i ‘dreqit’ dhe shkel mbi interesat e atyre qe e votuan per t’i përfaqësuar. Sa mjeruese e turpshme të shohësh dike që shkel parime për disa shtylla e kabllo rryme etj…
TURP! TURP! TURP!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *