Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Përdorimi i unazës për fejesë apo martesë është një traditë e lashtë që lidhet me idenë e “Venës së dashurisë” (Vena Amoris), një venë e supozuar që shkonte nga gishti i katërt i dorës së majtë deri në zemër. Ky besim i atribuohet egjiptianëve, grekëve dhe romakëve.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Arkeologët kanë zbuluar unaza ari në Egjiptin e Lashtë, por vetëm romakët e kthyen unazën në simbol të fejesës. Plini Plaku përmend se në kohën e tij gratë merrnin një unazë hekuri si shenjë premtimi (Annulus Pronubus). Më pas, këto unaza u bënë prej argjendi e ari dhe përdoroheshin në ceremoninë e sponsalia-s.

Në shek. III pas Krishtit, kjo praktikë u përhap në mesin e elitave dhe më vonë u përthith nga Kisha e krishterë, duke i dhënë unazës rol të rëndësishëm në martesë. Në mesjetë, unazat u shndërruan në simbole të dashurisë dhe besnikërisë së përjetshme.

Fakte shtesë:

  • Etruskët përdornin unaza të gdhendura me figura çiftesh.
  • Në Kinën e lashtë, vendosja e unazës në dorën e majtë lidhej me botën e shpirtit.
  • Unaza e parë e fejesës me diamant iu dhurua Maria Burgundisë nga Maksimilian Habsburgu në vitin 1477.
  • Zakonin e unazave me diamante si “normë” e krijoi kompania De Beers me fushatën e famshme të viteve 1940: “A diamond is forever”.

Lexo po ashtu:  Zbrazja e klasave dhe sfida e një kombi: Çfarë humbëm rrugës?