Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, kërkoi nga të tubuarit para ndërtesës së komunës në Zveçan që të lëvizin, në mënyrë që të kalojnë dy automjete të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Të tubuarit nuk lejuan, duke thirrur “tradhti”.

Sipas radios Evropa e Lirë, ata madje goditën edhe Rakiçin me shishe boshe.

Kur ndaloi pranë mjetit të njësisë speciale, ata hodhën shishe boshe në drejtim të tij, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, tha se janë dy kërkesa që ua ka përcjellë përfaqësuesve të KFOR-it dhe ambasadorëve të huaj në Prishtinë, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri.

“Kërkesat tona janë që sherifët – siç e quajnë veten – të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”, tha Rakiç.

“Deri në plotësimin e kërkesave tona, do të qëndrojmë këtu”, tha nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç. “Ne nuk do të largohemi prej këtu derisa ata të tërhiqen”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *