Me thirrjet “Serbët në Mal të Zi, rusët në Ukrainë” që nga mbrëmë në disa qytete të Malit të Zi është duke u mbajtur marshimi në mbështetje të agresionit ushtarak rusë në Ukrainë.

Qytetarët kanë dal hapur pro presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas analistit malazez Ljubomir Filipoviq serbët ëndërrojnë skenarin ukrainas në Mal të Zi.

“Është e qartë për ne se në Serbi dhe Mal të Zi ëndërrojnë për skenarin ukrainas në vend. Prandaj është hipokrite sot të dëgjosh disa njerëz nga Beogradi dhe Evropa në mbështetje për fatin e Ukrainës dhe deri dje e relativizuan të njëjtin kërcënim duke mbështetur qeverinë në largim dhe URA-në”, shkruan Filipoviq.

“Nikshiq, sonte në Mal të Zi. ‘Serbët në Mal të Zi, rusët në Ukrainë’. Këta përfaqësues të popullit përbëjnë shumicën në parlamentin malazez me ndihmën e Të Gjelbrit Evropian dhe partnerëve lokalë të Viola von Cramon dhe URA”, shton ai.

Lexo po ashtu:  Raporti i vendeve më të korruptuara në botë, Kosova e 101-ta, Shqipëria 106-ta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *