Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se Serbia planifikon të blejë armë nga Izraeli.

Serbia planifikon të blejë armë nga Izraeli, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste për “Jerusalem Post”.

Vuçiq për të përditshmen izraelite ka paralajmëruar se Serbia do të mundohet t’i fuqizojë edhe më tepër interesat e saj me Izraelin.

Duke u përgjigjur në pyetjen rreth kampanjës së bojkotit kundër Izraelit dhe sanksioneve në Evropën perëndimore, Vuçiq ka thënë se Serbia planifikon të blejë armë nga Izraeli dhe “nuk bëhet fjalë për porosi të vogël”.

“Jerusalem Post” ka vlerësuar se deklaratat nga Vuçiq dhe përshtypjet e krijuara mund të jenë përgjigje e ashpër për kampanjën BDS.

Kujtojmë, se Serbia ka marrë një sistem të sofistikuar anti-aeroplan nga Rusia, pavarësisht sanksioneve të mundshme amerikane kundër shtetit të Ballkanit, i cili zyrtarisht po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi për sistemin e mbrojtjes ajrore Pantsir S1 ishte blerë pas sugjerimeve nga Presidenti rus Vladimir Putin, transmeton lajmi.net.

Lexo po ashtu:  Lajmërohet gruaja e fortë shqiptare, Vjosa Osmani, Godet banditët e LDK-së: "Po përjashtohem e diferencohem sepse:..."

“Blerja e Pantsir S1, tregoi efikasitetin e saj më të mirë në Siri”, citoi Vuçiq duke përmendur takimet e shpeshta me Putinin.

“Ky sistem anti-aeroplan është shumë efikas për shënjestrimin e droneve që po bëhen vendimtar në luftën moderne”, kishte thënë Vuçiq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *