Një tjetër shfaqje e dhunshme e jelek-verdhëve në Paris.

Jelekët e verdhë vazhdojnë ta përcjellin me protesta rruge zemërimin ndaj rritjes së taksave dhe politikave të Macronit.

Në rrugën e njohur Parisit “Champs-Elysées”, të shtunën, një numër i madh dyqanesh u grabitën dhe u dogjën.

Edhe dyqanet e njohura ”Longchamp”, ”Foot Looker” dhe ”Léon de Bruxelles” patën të njëjtin fat, ndërkohë që nga jelek-verdhët dëgjoheshin edhe thirrjet ”revolucion”, shkruan ATSH.

Shumë dyqane të tjera u grabitën, sidomos ato të veshjeve.

Protestuesit e grumbulluar në afërsi të pallatit presidencial, lëshuan bomba tymuese drejt policisë e nisën të sulmojnë makinat e saj.

Policia ka arrestuar së paku 44 persona.

Jelekë-verdhët vazhdojnë ta përcjellin me protesta rruge zemëratën ndaj rritjes së taksave dhe politikave të Macronit.

Ndërkaq, javën e kaluar 28 mijë persona demonstruan në mbarë Francën, një shifër kjo 10 herë më e vogël sesa pjesëmarrja në tubimin masiv të 17 nëntorit.
 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Luftë deri në ushtarin e fundit amerikan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *